Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së dielës në Maliq, ku një banesë është përfshirë nga flakët, brenda së cilës ndodheshin nëna me dy fëmijët e saj të mitur.
40-vjeçarja Merjeme Azisllari dhe djali 14-vjeçar Luka Azisllari ndërruan jetë nga asfiksia.
Në gjendje të rënduar është vajza e mitur 6-vjeçe e cila është nisur drejt Tiranës në repartin e djegieve në QSUT.
Sipas deklaratave të fqinjëve, fëmija ka mundur të shpëtojë pasi është hedhur nga dritarja, duke arritur të dalë jashtë në momentet e fundit.
Dyshohet se shkak për zjarrin të jetë bërë soba me dru.
Lini një Përgjigje