Mëngjesin e 8 shtatorit kryeqendra e veriut u trondit nga breshëria e plumbave. I riu, Ragip Gila, qëlloi në drejtim të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, ku ishte duke konsumuar kafen biznesmeni Erogen Brajoviç, së bashku me miqtë e tij. Si pasojë humbi jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, familjar dhe truproja i Brajoviç, ndërkohë ky i fundit mbeti i plagosur rëndë. E plagosur mbeti edhe Meri Kaceri, kamerierja e lokalit.
Siç kemi bërë me dije dhe më herët, shënjestër e këtij atentati ishte Erogen Vaso (i njohur si Brajoviç). Pas atentatit autori u përpoq që të arratisej me motor, ndërkohë që pak më tutje braktisi motomjetin e tij dhe u largua rreth 300 metra në këmbë.
Më pas ai i vendosi armën një qytetari duke i rrëmbyer automjetin e tij. Me makinën e grabitur dhe skafandrë në kokë brenda automjetit, i riu tentoi që të largohet deri në zonën e Sarreqit ku dhe u përfshi në një aksident.
Pas aksidentit ai braktisi automjetin tip “BMW” dhe u largua me vrap, ndërkohë që efektivët ishin në ndjekje të tij duke arritur ta neutralizojnë dhe arrestojnë poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir.
Së fundmi dy nga efektivët e përfshirë në operacionin për kapjen e Gilas kanë treguar për “Shkodra Web” detaje nga ajo ditë.
Ata përshkruar me detaje atë mëngjes shtatori ku gjatë një patrullimi u njoftuan nga salla operative lidhur me masakrën që kishte ndodhur në qendër të qytetit. Rigers Sekja dhe Kristi Koçeku kanë rrëfyer se sapo u lajmëruan menjëherë u hodhën në veprim duke finalizuar kështu operacionin e tyre me arrestimin e 28-vjeçarit.
“Menjëherë sapo kemi pikasur autorin e dyshuar, kemi bërë raportimin në sallën operative ku menjëherë pas nesh ka ardhur edhe drejtori i cili gjatë gjithë operacionit na ka udhëzuar dhe ruajtur jetën e çdo kolegun tonë. Në vendin e quajtur Zalli i Herit ne kemi pikasur një person që po vraponte me skafandë në kokë. Kemi braktisur mjetin e policisë dhe jemi vënë në ndjekje të tij duke i bërë thirrje "ndal Policia", ka rrëfyer njëri prej efektivëve.
Ketyre djemeve te rinje me detyre Policie qe rrrezikojne jeten e tyre per te miremabjtur Rend dhe qetesi .... secili duhet tju falenderuar ... duhen shperblyer.... se keta lene familiet e tyre dhe kure jane ne sherbim , rrezikojne jeten e tyre ...bravo djem te paster me detyren dhe Uniformen qe keni veshur ... pa ndimen e ketyre Policieve te ndershem...shqiperia do te sihte gjithmone ne kauz ...

Po ai u dorezua vete, ca kapen kto sorrat a shqiponjat, kapen kte timin