Shpërthim i fuqishëm në Lushnje: Dy të vdekur dhe tetë të plagosur rëndë, mes tyre edhe deputeti Bujar Çela

1 Mars 2024, 16:30Kronika TEMA
Shpërthim i fuqishëm në Lushnje: Dy të vdekur dhe tetë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Lushnje pasditen e kësaj të premte.

1 person ka vdekur (më pas dhe djali i tij) dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital. 

Mes të plagosurve është edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela. 

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur tetë shtetas, mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

13 Komente

  1. E
    Emigranti

    Gjynah per kete ngjarje. Po deputetet, kryetaret dhe qeveritaret nuk duhet te kene biznese ... Pastaj duhen pare edhe kushtet e sigurise ne keto biznese ...

    1. H
      Hetuesi

      Po deputeti çfare pune kishte atje, mos o valle biznesi i tij dhe ka shku me fshi gjurmet

      1. L
        Loni pe Kolkondasi

        Nuk thonë kot, vetëm të ligut i vete mëndja tek e liga. O "Hetues", o vemje që për gjithçka dyshon, për çfarë gjurmësh e ke fjalën që po përpiqen të fshehin? Pse nuk të thotë shpirti që të ngushëllosh të vdekurit dhe t'ju urosh shërim të shpejtë të plagosurve mor katran i zi! Janë në punë, o njeri, punojnë për të mbajtur familjen, nuk janë si ty që ke zgjedhur të sigurosh bukën duke mbajtur hundën në hale.

        1. V
          Vida

          Bravo, se ky milet vetem mllef nxjer nga goja dhe mendja! Fatkeqsi e madhe per ate qe iku ne kete menyre dhe la familjen ne hall!???????? Ngushellime familjes per te ndjerin dhe i qofte dheu i lehte!????

        2. J
          Juristi

          Është pronari i biznesit deputeti por kur nuk e thotë të vërtetën as syri i pim çekës pret t'a thotë Tema

        3. I
          Ilirian Qelbaci

          Zoti e shpetofte ate Jarin e shkrete...u desh ky shperthim qe te merrej vesh se paskesh qene deputet !

          1. T
            Tersi

            Gjynah për puntorët por do të doja që të gjitha bizneset e këtyre horrave të politikës 30 vjeçare ti shija në flakë!! Të digjen si minjtë!. Depulesht me biznese dhe kapanone..yyyt të pa fryrë!.

            1. I
              Infantil

              Ne Shqiperi njerezit i ruan Zoti. Asnje kontroll mbi rregullat e sigurimit teknik, asgjekundi, asnje program i brendshem ku secili biznes kontrollon sigurine e tij. Cdo gje eshte nje rrumpallhane.

              1. V
                Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

                Vdiq dhe nje tjeter. Sa vjec ishte viktima e dyte ? Mos valle ishte minoren dhe punonte ne te zeze ne kete biznesin e ketij rilindasit?

                1. A
                  Aron

                  Do kete qene ndonje bombul gazi apo ndonje lidhje gazi ne keto ndertesa qe nuk i bejne me mire. Megjithese keto kohe neper lajme edhe ne vende nga perendimi kemi pare shume shtepi apo ndertesa qe kane pasur probleme me gazin dhe jane rrafshuar krejt nga shperthimet ku ka pasur edhe humbje jetesh. Pra duhet patur shume kujdes dhe te behet sa me me perkujdesi lidhja e tubacioneve.

                  1. S
                    Speci

                    Kush ka firmosur lejen e ndertimit? Ka nje zone sigurie prane linjave te tensionit te larte ku nuk lejohet ndertimi.

                    1. e
                      e verteta

                      po nuk kane nevoje Rilindasit per firme se i kane te gjitha.mjer ata dy te shkretet qe e paguan me jete babezine dhe pandjeshmerine e ketyre te pangopurve.

                    2. s
                      sa keq per viktimat

                      Ky eshte nje rast flagrant ku populli i thjesht paguan me jete babezine e Pusht-tetareve tane te pangopur qe shkelin cdo ligj sepse ligji funksionon vetem per te tjeret.Gjynah babe e bir qe i mori ne qafe arroganca e atyre qe shperfillin cdo mase sigurie vetem e vetem qe te shtojne nje kat ne kullat e tyre.

                      Lini një Përgjigje