Shpërthim me tritol në oborrin e zyrave të OSHEE-së në Vaun e Dejës

5 Mars 2023, 09:22Kronika TEMA

Shpërthim me tritol në oborrin e zyrave të OSHEE-së në

Një sasi lëndë plasëse është hedhur në oborrin e zyrave të OSHEE-së në fshatin Bushat, Vau i Dejës, rreth orës 01:40.


Policia thotë se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

1 Komente

  1. P
    Petrit

    Këta kriminelë që përdorin tritol duhet të dënohen shumë ashpër, me dënim maksimal!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje