Dëshmia e Dan Hutrës para gjykatës: Kisha motivet e mia për vrasjet! Drejtësia të mos të fusë në bug njërëz të pafajshëm, se kështu ndodhin masakrat

4 Mars 2023, 11:30Kronika TEMA

Dëshmia e Dan Hutrës para gjykatës: Kisha motivet e mia për

Dan Hutra, autori i masakrës së ndodhur disa ditë më parë në Tiranë ku vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjatë seancës, Hutra ka pranuar krimin, ku deklaroi se vrasjet i kishte planifikuar dhe shtoi se kishte motivet e tij.

Hutra u shpreh se nuk i ka bërë asgjë ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, ndaj sipas tij, dënimi për dhunën në familje ka qenë i kotë.

“Kur më dënuan për dhunë në familje më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar.

Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmojë në burg.

I kam bërë të gjitha të menduara dhe nuk jam i penduar. Për të gjitha ngjarjet kisha motivet e mia”, - tha Hutra.

Ndër të tjera, Hutra pati edhe një kërkesë për gjykatën: “I kërkoj sistemit te drejtësisë, mos i deklaroni të fajshëm kur janë te pafajshëm që të mos shkojmë në masakra të tilla.”

Hutra ishte i qetë  përballë gjykatës dhe kishte veshur bluzën që kishte pasur kur kreu vrasjet, teksa në të dalloheshin edhe njolla gjaku.

1 Komente

  1. ?
    ??

    Ky ështe mentaliteti i Turqve.. i vrava motren, se pse i vllai deshti të më helmonte në burg? Po çfaj ka pase motra ketu o terrorist Turk? Pastaj disa budallen fajsone Kanuni... Kanuni kurre nuke ta lejone që të vrasesh gra, a po femi në as një rrethana hakmarrje, edhe kure vepra Ka ndodhur, por ky këtu po bën hipoteza.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje