Babë e bir vrasin dy të rinj dhe plagosin një 8-vjeçar, shkak delet

4 Mars 2023, 17:56Kronika TEMA

Babë e bir vrasin dy të rinj dhe plagosin një 8-vjeçar,

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë turke, pasi akuzohet se kanë vrarë dy persona, të cilët i akuzuan se u kanë vjedhur delet.


Njëri prej të akuzuarve, i identifikuar si Siraç Özgür shpjegoi ngjarjen duke thënë se gjithçka ndodhi pasi nuk kishte parë delet e tij në vendin e vet në kullotë, dhe teksa ishte duke kërkuar kishte parë që disa persona ia kishin grabitur.


Ai drejtoi gishtin ndaj tre personave, Samet Karan (32 vjeç), Ercan Ortatepe (35 vjeç) dhe djali i tij Utku Ortatepe (8 vjeç), me të cilët nisi të debatojë.


Por, në zënkë e sipër, Siraç dhe i biri ishin larguar prej andej dhe kishin shkuar në shtëpi për të marrë armën, ndërsa i biri qëlloi disa herë ndaj hajdutëve, duke lënë të vrarë dy prej tyre.


Viktima mbetën 32-vjeçari Samet Karan dhe 35-vjeçari Ercan Ortatepe, ndërsa djali 8-vjeçar i këtij të fundit mbeti i plagosur dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.


Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin e Adana në Turqi, ndërkohë, autorët u arrestuan pak pas ngjarjes së rëndë dhe ndaj tyre rëndon akuza e rëndë e vrasjes me dashje ndaj disa personave.

5 Komente

  1. E
    Edi rama

    Kemi budallenjt tone, boll me lajme idiote nga Turku.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

      Lajmet nga Turkye jane te njejta me bemat e birazereve turkoshqipfoles.......pis miliet.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Taulant

      nese ishin hajdute mire ua bene. Hajduti te vjedh, por edhe te vret. Keshtu me mire vrite ti!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ku shkel turku nuk mbin bari

        Ja si byrazeret e vegjel ne Arnautistan, una faca una raca.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Oh sa kom qesh

          Si shume larg ke shkuar o gazetar i paudhe per te na dhene kete lajm, te tilla histori kemi plot ne Albanistan na dalin dhe na trepojne edhe per eksport

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje