EMRI/ Pjesë e një grupi kriminal, vihet në pranga i dënuari me 7 vite burg

4 Mars 2023, 12:27Kronika TEMA

EMRI/ Pjesë e një grupi kriminal, vihet në pranga i dënuari

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 60-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi është dënuar me rreth 7 vjet burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal.

Në kuadër të operacionit "Liqeni" është vënë në pranga shtetasi Eduart Elmasllari, banues në Pogradec.

"Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal." thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lini një Përgjigje