Shpërthimi në Lushnje, linja e tensionit të lartë ra mbi depozitat e gazit

1 Mars 2024, 17:08Kronika TEMA
Shpërthimi në Lushnje, linja e tensionit të lartë ra mbi

Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela është jashtë rrezikut për jetën thonë burime nga spitali i Lushnjes, ku janë shtruar edhe 5 të plagosur të tjerë përveç tij.

Gjendja e tyre është e rëndë, pasi shpërthimi ka qenë i fuqishëm në kapanonet që po ndërtoheshin në periferi të qytetit.

Dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë linja e tensionit të lartë që ka rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset dhe forca të shumta policie, ndërsa mbetet për t’u verifikuar nëse shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një gabimi njerëzor që mund të ishte shmangur.

1 Komente

  1. S
    SPQR

    Depozita gazi nen shtyllat e tensionit?! O per zotin kurba e idiotesise e babezise ne kete vend ka marre qiejt!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje