VIDEO: Kërcënoi shitëset me kallashnikov dhe u mori paratë, dalin pamjet e grabitjes së marketit në Kavajë! Në pranga 25 vjeçari

1 Mars 2024, 16:42Kronika TEMA
VIDEO: Kërcënoi shitëset me kallashnikov dhe u mori paratë,

Policia e Kavajës ka arrestuar 25 vjeçarin Everest Shala i cili nën kërcënimin e armës grabiti një market në fshatin Qerret.


Në videon e publikuar nga policia, shihet teksa i riu me kapuç në kokë, ka kërcënuar me kallashnikov shitëset e supermarketit dhe më pas është larguar me një shumë parash me vete.

Arrestimi i tij u bë i mundur rreth 12 orë pas ngjarjes, ndërsa u sekuestrua edhe arma e llojit ‘kallashnikov’ që përdori për grabitjen.


Njoftimi i Policsë:

Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit kallashnikov që përdori 25-vjeçari për të kërcënuar shitësen e marketit ku mori një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Sektorit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, pas identifikimit, kapjes dhe prangosjes së autorit të vjedhjes nën kërcënimin e armës, vijuan punën për sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të thelluara, Policia bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të armës së zjarrit kallashnikov, të cilën autori i dyshuar e kishte hedhur në një kanal me ujë, në Qerret, Kavajë.

 

Lini një Përgjigje