Shqipëria forcon Mbrojtjen, ekspertet: Rezervistët rriten kapacitetet ushtarake

29 Prill 2026, 16:50Kronika TEMA
Shqipëria forcon Mbrojtjen, ekspertet: Rezervistët rriten kapacitetet

Shqipëria ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në forcimin e sistemit të mbrojtjes, duke miratuar projektligjin për krijimin dhe organizimin e forcës së rezervistëve në Forcat e Armatosura.

Sipas autoriteteve, kjo strukturë synon të rrisë kapacitetet ushtarake të vendit, duke e bërë sistemin e mbrojtjes më fleksibël dhe më të gatshëm për situata të ndryshme.

Duke folur në RTSH 24, Gjeneral Ardian Lilo theksoi se aktualisht Forcat e Armatosura funksionojnë me personel aktiv, por përfshirja e rezervistëve sjell një dimension të ri në forcimin e mbrojtjes kombëtare.

“Momentalisht, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë vetëm komponentin aktiv, i cili presupozohet të jetë i gatshëm në mënyrë të menjëhershme, i përgatitur për t’u dislokuar dhe për të përmbushur të gjitha detyrat që ka, si në funksion të mbrojtjes së atdheut, ashtu edhe në kuadër të aleancës. Komponenti rezervist do të krijojë një forcë shtesë, një kapacitet shtesë, i cili do të plotësojë këtë komponent, si me numra, ashtu edhe me aftësi”, tha Lilo.

Ai sqaroi se rezervistët do të jenë pjesë e strukturës ushtarake jo aktive, me kosto më të ulët, por të gatshëm për t’u aktivizuar në rast nevoje, si në mbrojtje të vendit ashtu edhe në situata civile emergjente. Procesi është vullnetar dhe i bazuar në angazhimin individual.

“Roli i tyre do të jetë i zgjeruar, jo vetëm brenda atdheut në rast të mbrojtjes së tij, por edhe në rast të emergjencave civile apo operacioneve në ndihmë të komunitetit”, sqaroi Lilo.

Sikurse do të jetë edhe në rast se do të jetë e nevojshme për operacione në kuadër të aleancës. Kuptohet që për rezervistët, gjithçka është e bazuar në vullnet dhe dëshirë.

Nga ana tjetër, Kolonel Fadil Ciroku bëri të ditur kriteret për përfshirjen në këtë strukturë, ku përfshihen shtetësia shqiptare, mosha deri në 50 vjeç dhe aftësia fizike për shërbim.

“Së pari, duhet të jetë shtetas shqiptar, të jetë i aftë nga ana shëndetësore dhe të mos jetë i dënuar. Kriteri i moshës është deri në 50 vjeç”, tha Ciroku.

Sipas tij, çdo kandidat do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare dhe do t’i nënshtrohet testimeve përkatëse për përzgjedhje.

“Gjatë ditëve që ai shërben në Forcat e Armatosura, përfiton të gjitha të drejtat që kanë ushtarakët aktivë. Por ka edhe detyrimin që t’i përgjigjet thirrjes së Forcave të Armatosura për datën dhe vendin ku duhet të paraqitet për të zhvilluar testimet”, tha ai.

Ai njoftoi gjithashtu se thirrja e parë për 363 kandidatë është hapur 10 ditë më parë, ndërsa deri tani janë regjistruar 98 aplikime, prej të cilave 68 plotësojnë kriteret bazë.

7 Komente

  1. D
    Demokrat prej natyre

    Keta ne 35 vjet cuan per skrap ekonomine, ushtrine e Shqiperine si te tere. Tani te luftojne ata qe vodhen, abuzuan s shiten shqiperine! Nese nuk e bejne dot neser ne mengjes eshte vone largimi!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben lali

      Skane len gje pa privatizuar qen nga sala deri te kjo buqja e PS

      Përgjigjjuni
      1. R
        Republika e vjeter shqiptare

        Ndoshta ne numer jemi pak por nese rastis nje perballje te gjith e dim se nje luftetar shqiptar mposht 2-3 te huaj

        Përgjigjjuni
        1. B
          Ben

          50 vjec eshte pak si shume! Apo vetem pleq kane mbetur aty?

          Përgjigjjuni
          1. Duhet ushria e detyrushme 8,,9 muaj per moshat reja qe kan lindur ne shqiperi e ta kene ne gjak patriotizmin per kombin per atdheun ,,ndyshe

            Përgjigjjuni
            1. f
              five company

              Interesting!!!? Ne rradhe te pare keto do mbrohen nga vetvetja.. Me pas vijne me rradhe, nga gruaja e dyte e burrit, femijet, farefisi, soji dhe sorrollopi...e keshtu me rradhe. Problemi eshte nese burri vendos te marre 7 gra, imagjinoni cfare ushtrie krijohet, te gjithe kunder njeri - tjetrit??!! Post Scriptum: Cfare do mbrosh more?!! Kujt ja shet pallavrat, ju shisni dhe breket e grave bashke me grate tuaja e jo me te mbroni!???!

              Përgjigjjuni
              1. R
                Realisti

                Me e pakta qe duhet te kishe bere ne nderim te te gjithe atyre ushtarakeve qe jane ne sherbim aktiv do ishte te mos kishe komentuar fare. Kam pershtypjes se ne rast agresioni, breket dhe bythen e gruas do ta jepje ti mor vemje e shemtuar dhe trim pas tastiere vetem per te shpetuar lekuren tende dhe te atyre grave putana qe ke ne familje dhe ne fis. Ju jeni ajo fare e ndyre qe ne shkrepjen e pare pyesni se cfare ere ka gjaku. Laj gojen kur te flasesh per ata ushtarake dhe kete profesion te veshtire dhe te nderuar. Trimerine dhe guximin e kane treguar ne misione jashte vendit ata dhe jane nderuar dhe respektuar nga Aleanca. Shko tani futi nje kafe se bushtrat qe ke ne shtepi kane orarin e shkerdhimit nga dashnoret. Ti kthehu pasi te kene mbaruar pune qe te besh punet e shtepise.

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje