‘’Është pjesë e Serbisë’’, Kurti përplaset me kryeministren serbe në samitin në Londër: Kosova, shtet i pavarur, njihet anembanë botës

26 Shkurt 2024, 12:30Rajoni TEMA
‘’Është pjesë e Serbisë’’, Kurti

Një përplasje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe homologes së tij serbe Ana Bërnabiç ka ndodhur ditën e sotme gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga BERZH në Londër.

Përplasja erdhi pas deklaratës së Bërnabiç e cila u shpreh se Serbia e sheh Kosovën si pjesë të saj.

Teksa po fliste për investimet e huaja në Serbi, Bërnabiq tha se statistikat nuk e përfshinin Kosovën.

“Serbia po ndryshon. Dhe kur them Serbia qendrore, është e dyta herë që po e them këtë, mendoj Serbia që nuk përfshin në statistika krahinën autonome të Kosovës e Metohisë, që ne natyrisht e shohim si pjesë të Serbisë. Kjo është politikë, ne tash po flasim për ekonomi dhe është me rëndësi për mua të flas vetëm për ekonominë”, tha ajo.

I pyetur sesi Prishtina zyrtare tregton me vendet mosnjohje, e menjëhershme qe përgjigjia e Kurtit i cili i kujtoi kryeministres serbe se bëhet fjalë për ‘Republikën e Kosovës’ që njihet në botë si shtet i pavarur.

“Pikë së pari, partneri ynë kyç është bashkësia europiane dhe dëshirojmë që ta fuqizojmë këtë bashkëpunim. Kosova është njohur nga 117 vende anë e mbanë botës, 22 nga 27 në Europë, 26 nga 30 në NATO dhe 3 nga 4 vendet fqinje. Nuk kemi lidhje me Federatën Ruse.

Iu kemi vënë sanksione atyre dhe duam që Ukraina ta fitojë këtë luftë. Na duhet bota dhe Europa demokratike që ta shohim të mposhtur Kremlinin dhe kryetarin despotik, Putinin. Edhe nëse ata do të donin, ne nuk do të donim të kishim punë me ta. Kemi pak import me Kinën, por bashkëpunojmë kryesisht me BE-në”, tha Kurti.

Gjatë argumentimit të tij, Kurti u shpreh se nëse do të vepronte njësoj si Bërnabiç, atëherë do të fliste për Vojvodinën, Sanxhakun apo Luginën e Preshevës që janë territore të banuara nga shqiptarë por që janë brenda territorit të shtetit të Serbisë.

“Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo siç iu referua këtu, ‘Kosova e Metohija’. Po të shkoja kësaj rruge do të merrja shumë kohë, sepse përveçse Serbia, do të duhej të thosha Serbia e Vojvodina, Sanxhaku, Toplica, Rashka, Lugina e Preshevës… Më mirë të përqendrohemi në ekonomi”, tha Kurti.

8 Komente

  1. A
    Antari VV

    Per i men e ke Albin? Si mund te jete tamom e pavarur dhe nen rezolut 1224? Si mund te bohet krejt e pavarur pa mshtetjen e Ameriks? Po tallne me na te VV kryetar.

    1. D
      Dija

      o ti komentuesi "Antari VV", rezoluta qe permend ti eshte rezolute e sateme!

    2. F
      Fener Zizi

      Mos i besoni ketij Mashtrusit, ky punon per Serbin, ben sikur zihet qe te mashtroj Popullin

      1. A
        And

        Sa trap qe qenke

        1. F
          Fener Zizi

          Aq Trap ,sa edo Motra jote per Dite, Ok

      2. A
        Agimi

        Po, Kosova eshte nen mbrojtjen e OKB me rezoluten 1244 te saj, sepse edhe serbia nuk don qe ta njohe, por nqs 5 vendet e pergjithmonshme ne keshillin e sigurimit (SHBA nje nder ato) e njohin, problemi eshte i zgjidhur edhe po mos te doje serbia. Mjafton qe nje nga shtete të vërë veton(si p.sh SHBA per Kosoven), çfare do lloj gjëje te diskutohet per Kosoven ne OKB ,asnje vendim nuk mund te merret, keshtu qe Kurti duhet te ketë shume kujdes me pordhet, duke parë si funksionon Bota

        1. A
          And

          Pse o Agim te shau Bernabicin..apo pse Albini nuk pjerdh per Ramen e keni bere armik e me mire me Serbin...

        2. A
          Agimi2

          Ti "And" e keqekupton rende Agimin. Agimi thjeshte evidenton statusin "aktual" te Kosoves dhe kjo pune nuk ka te beje me Ramen. Ti flet per nje status tjeter imagjinar qe flet edhe Kurti...Nga ana tjeter ti je njelloj si Albini qe flet " rrota per toma". Ti ne karakter ke ngjashmeri me Kurtin qe zihet edhe me xhaketen e tij. Mire qe shau Bernabiqin dhe "seksin e saj", po cpune pati me Putinin? Nuk eshte koha i dashur "And" per pordhe te medha, sepse pordhet e medha grisin breket e te zotit. Albini duhet te perqendrohej tek Serbia dhe jo tek Rusia. Ti nuk ke pse te ngaterrosh Ramen ne kete valle. Ne thelb grindjet pa vend i sherbejne serbit qe kerkon destabilizim. Kurtit i duhet te jete ndryshe dhe eshte mire te mesoje nga Rama dhe jo te mbeshtetet ne "trimerite" me "bythe lakuriq".... Pyetja e fundit per ty eshte se valle nuk te duket sikur Bernabic ben sikur provokon Kurtin dhe Kurti ben sikur provokon Rusin? A nuk eshte ky skenar serbo-rus-Kurtoviq per ta bere Ballkanin rrumpalle?! Pale hiqesh edhe si amerikan duke neshkruar me "and"! Ti je nje Rrumpalle me keq se Kurti!

          Lini një Përgjigje