Shtyhen seancat në Kushtetuese për Evis Berberin dhe Redi Mollën, shkak mungesa e një gjyqtari

17 Mars 2026, 16:52Kronika TEMA
Shtyhen seancat në Kushtetuese për Evis Berberin dhe Redi Mollën,

Në Gjykatën Kushtetuese janë shtyrë seancat plenare për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi dhe ish-drejtorin në Bashkinë Tiranë, Redi Molla.


Seancat në fjalë, të planifikuara për në datën 5 mars 2026, të kërkuara nga vetë Berberi dhe Molla, nuk u zhvilluan për shkak të mosformimit të plotë të trupit gjykues, pasi njëri prej anëtarëve të tij ndodhej në një udhëtim zyrtar jashtë shtetit.


Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se seancat plenare mbi bazë dokumentesh do të zhvillohen në datën 26.03.2026, në orën 12:00 për Evis Berberin dhe në orën 13:00 për Redi Mollën.

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese më 25 tetor 2025 me një kërkesë për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të një vendimi të Gjykatës së Lartë, i cili la në fuqi masën e tij të “arrestit me burg” të vendosur nga Gjykata e Posaçme në mars të vitit 2024.

Më 5 mars, Gjykata Kushtetuese zhvilloi një seancë plenarë mbi bazën e dokumenteve lidhur me kërkesën e Berberit, ku avokati i tij dhe prokurorët e SPAK kanë parashtruar argumentet e tyre.

Kushtetuesja  në një rast, gjate vitit qe shkoi i dha të drejtë një ankueseje për sekuestrimin e telefonit të saj në kuadër të procedimit penal ndaj ish.zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

1 Komente

  1. S
    Sala

    Filluan lojrat e gjykates qenefeve, helbete aty u mblodhen gjithe fare legenash e ruspijesh sikur ishte keshilli I nevojtoreve te lagjes

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje