Si i blinte Kujtim Demiri fëmijët me 100 mijë lekë dhe i dërgonte të lypnin në Greqi

21 Gusht 2024, 15:30Kronika TEMA
Si i blinte Kujtim Demiri fëmijët me 100 mijë lekë dhe i

Një vit nga arrestimi në Athinë, Kujtim Demiri është ekstraduar dje në Shqipëri. Shqiptari i dënuar me 15 vite burg në mungesë për trafikim fëmijësh, është sjell në Tiranë dhe tashmë do të vuajë dënimin me burg.

Kujtim Demiri është akuzuar zyrtarisht në vitin 2010 se kishte marrë një fëmijë nga Shqipëria dhe e kishte trafikuar drejt Greqisë. Familjes së të miturit H.S i kishte dhënë 100 mijë lekë të reja në atë kohë dhe djalin e tyre e kishte nxjerr me dhunë të lypte në rrugët e Athinës.

Ngjarja është raportuar pranë autoriteteve shqiptare dhe në kushtet e një vepre të rëndë siç është trafikimi ndërkombëtar i fëmijëve, Gjykata për Krimet e Rënda, tashmë Gjykata e Posaçme, e dënoi Kujtim Demirin me 15 vite burg.

Në vitin 2018, ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana dhe vetëm vitin e kaluar u lokalizua dhe arrestua. Në përfundim të të gjitha procedurave ligjore, 58 vjeçari është ekstraduar dje në Tiranë, përmes Interpol.

Fëmija u ble nga Kujtim Demiri dhe u nxor në rrugë të lypte për vite me radhë. Pavarësisht se familja më vonë deklaroi se djalin ia kishte dhënë këtij shtetasi për të bërë punë sezonale dhe jo për të lypur, i mituri është rrahur vazhdimisht që të dilte të lypte.

Djali ishte vetëm 8 vjeç në atë kohë dhe familja e varfër nga Tirana pranoi ta shiste atë për 1 milionë lekë të vjetra ose 100 mije lekë të reja. Po në mënyrë të paligjshme dhe duke u rrahur, i mituri është transportuar nga Shqipëria drejt kufirit grek.

Kur Departamenti i Kërkimeve të Sigurimit i Atikës u njoftua për praninë e Demirit në Athinë, mobilizoi menjëherë rrjetin e informatorëve për gjetjen e tij. Kështu, i kërkuari është lokalizuar në Patisia dhe policia e ka vënë në pranga pa asnjë rezistencë.

3 Komente

  1. A
    Aron

    Me varje kete pis.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Makiaveli

      Rracë e pastër pellazge duket në fytyrë

      Përgjigjjuni
      1. t
        tani

        Ne radh tĕ parĕ duhen ekzekutuar prindrit e djalit. 8 vjec ja jep djalin tjetrit per 1 miljon lek. Cfar bĕhet kėshtu ,cfar njerĕzish ,cfar bote. 8 vjec. po perse rron mor baba...? ik mbytu mĕ mirĕ. vri ore veten njeri i mbaruar tĕ.ifsha rracĕn.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje