
Bizneset fërkuan duart me dyndjen e tifozëve për finalen e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnordit. Shifra, që u shqiptua se u shpenzua prej tyre në Tiranë shkoi deri në 140 mln euro. Kjo shifër mund të jetë e tepruar, megjithatë fakt është se me përjashtim të policëve që u përballën me dhunën e tifozëve, pjesa tjetër përfitoi.
Përfituan baret e restorantet, klubet e natës, hotelet dhe pronarët e shtëpive me qira. Përfituan shitësit në kioska, ata ambulantë dhe supermarketet, megjithëse ky përfitim u shtri kryesisht te bizneset e vendosura pranë stadiumit dhe përgjatë bulevardit.
Por, veç përfituesve formalë e legalë, pati edhe përfitues informalë e ilegalë. E., i moshës 33-vjeç dhe banues në një nga lagjet periferike të Tiranës është rasti i tyre. Ai është skeduar nga policia si përdorues hashashi, ndërsa shumë vite më parë ka pasur edhe një proces gjyqësor me akuzën e shpërndarjes së kësaj lënde narkotike.
I riu rrëfen, se prej atij procesi hoqi dorë nga shpërndarja. “Po nuk hoqa dot dorë nga tymosja e ndonjë cigareje vetë”, thotë E. Megjithatë, një moment krejt rastësor, thotë se e përfshiu sërish në ‘shpërndarje’, ndonëse me doza të vogla, por me përfitime të mëdha.
“Ishim një grup çunash në një cep te shëtitorja e liqenit (artificial). Po tymosnim kur na afrohen dy tifozë të Romës. Kërkuan edhe ata. Njëri prej nesh, që kishte me vete u shiti një qese për 60 euro”, thotë ai.
Të rinjtë, siç rrëfen E. kishin mbetur të habitur nga gatishmëria e tifozëve për ta ‘blerë mallin’ pa përpjekje për të ulur çmimin. “Ata kishin ardhur për qejf, normal”, shton E., duke vijuar se vetë i lindi ideja që të siguronte një sasi kanabisi dhe të përzihej mes tifozëve.
“Pasi e gjeta shkova në mes të tifozëve holandezë të Parku Rinia. Thashë me vete; kur italianët e blejnë shtrenjtë, holandezët duhet ta blejnë ende më shtrenjtë”, deklaron 33-vjeçari.
Ai nuk pranon që të tregojë çmimin me të cilin e shiti, as sasinë që shiti. Por, na ‘betohet’ që e ka shitur më shtrenjtë se 60 euro, sa te tifozët italianë dhe shprehet i kënaqur me ‘biznesin disaorësh’.
A kishte frikë se mos kapej sërish?
“Frika është gjithmonë aty. Po, unë rrija mes tifozëve holandezë. Përziehesha me grupet e tyre. Policia thjesht kishte vënë ato barrikadat e postblloqet e veta dhe nuk ndërhynte, megjithëse aroma e barit të çante hundët”, shton E.
Po do e bejne vend per homot dhe drogaxhinjte kete vend. Kjo duket ashiqare.
E ç’të keqe ka këtu , për italianët dhe aq më tepër për hollandezet , përdorimi i lëndëve narkotike s’është ÇFAQE E HUAJ , por shënjë zhvillimi , kulture e civilizimi , a duam ne të bêhemi si Europa ?!!!
Legalizojeni mor kanabis-in!
Turiste nga e gjithe Europa Perendimore shkojne extra pra qellimishte ne Hollande me ble e tymos Mariuana e cila shitet ne Lokale tashme te Licensuar per shitje e tymosje ne Hollande ! Prandaj , perse duhet qe ne Hollande te jet e Licensuar dhe tregtohet e Lire e legalizuar dhe disa Mijra Kmme larg Hollandes Policia me Kurve ne Bote si kjo Shqiptareja te bej Lufte Cfarrosese me Gjethen Simpatike Mariuana duke i kishtuar jovetem varfimit te shqiptareve -me kte Lufte e Ligje por edhe jeten e shume shqptareve -disa jane vrare nga Policia ,disa te tjere jane burgosur ,disa jan larguar nga Shqiperia sepse s'mundet te jetojne dot , sepse Bota Demokratike s'i la me shanc shqiptareve te punesohen ne Shqiperi mbasi i shkaterroj gjithe Industrine e Fablrikat ,qe shqiptaret te sherbejne Botes jashte Shqiperise si skllever dhe mos ndertojne jeten e tyre ,me ate pasuri Natyrore qe e gezojne nga Zoti ne vendin e tyre ! Pra e kuptoni ju funderina qe jeni tu honger Mut kot me te tilla Lajme ????????
Ketu ku une jetoje cannabisi u legalizua dhe lejohet konsumationi munde te mbjellesh ne shtepi 3-4 bime ne mos gabohem une nuk kam pare diference nga koha kur nuk lejohesh dhe tani qe lejohet dhe jam per legalizim vete nuk jam konsumatore pasi as cigarette nuk perdore