Si nisi sherri në burgun e Reçit mes Astmer Bilalit e Mikel Thanit: E shkuara e errët e dy të dënuarve

9 Janar 2026, 10:05Kronika TEMA
Si nisi sherri në burgun e Reçit mes Astmer Bilalit e Mikel Thanit:

Një tjetër rrahje ka ndodhur në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe. Shtetasit Astmer Bilali dhe Mikel Thani janë përfshirë në një konflikt fizik mes njëri-tjetrit duke përfunduar në spitalin e burgut në Tiranë.

Të dy të burgosurit kanë pësuar dëmtime të rënda duke bërë që të përfundojnë në spitalin e burgut.

Bilali dhe Thani kanë qenë duke ngrënë drekë sëbashku me disa persona të tjerë dhe në ato momente ka lindur një konflikt mes tyre që përfundoi me sherr fizik.

Bilali dhe Thani pasi kanë nisur të godasin njëri tjetrin, ky i fundit është ndihmuar edhe nga disa persona të tjerë, shokë të tij në burg.

Pas rrahjes mes tyre, kanë ndërhyrë rojet e burgut duke bërë ndarjen mes të dëmtuarve.

Pas sherrit Astmer Bilali dhe Mikel Thani u transportuan drejt Tiranës për të marrë mjekim të specializuar në spitalin e burgut pas dëmtimeve të rënda që kanë pësuar në trup.

Mikel Thani u arrestua në 2015 pasi ishte i dyshuar për plagosjen e prindërve të ish të fejuarës dhe mbesës së tyre ndërsa Astmer Bilali është arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

Pak kohë më parë në burgun e Reçit pati një tjetër sherr mes Safet Bajrit dhe Sokol Sanxhaktarit teksa ky i fundit u godit duke u dëmtuar fizikisht.

7 Komente

  1. P
    Poshtë mentaliteti primitiv barabar Turko-islamik

    Poshtë mentaliteti primitiv barabar Turko-islamik. Edhe në burg këta kriminela nukë rrine dote rehatë..

    Përgjigjjuni
    1. T
      T

      Rrace e poshter kriminele ne gen .

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhezo Smokthina

        Shumë përciptas e keni trajtuar, ky është një lajm me të vërtetë i rëndësishëm. Ndoshta analistët nëpër panele mund dhe duhet të merren hollësisht me trajtimin e rastit. Sidoqoftë Tema të paktën është treguar serioze dhe e ka vendosur si lajm në rubrikën kryesore duke i dhënë rëndësinë që meriton.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Donja

          İ morun nje kave pushime Çınar bravo

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkoder djep i shqiptarizimit

            Malesoret e rene nga Dukagjini ne Shkoder do ti zhdukin komplet Bilalet Hasimet Ahmedet etj te Dobracit, Livadheve, Kirasit etj..sepse te paret jane shqiptar te sprovuar dhe te tjeret jane podgoricanj, anadollake etj

            Përgjigjjuni
            1. X
              X

              Oj donja po ku e ke mesuar kete shqipe o te dhjefsha gjuhen

              Përgjigjjuni
              1. D
                Degelisi

                Dhe si nisi sherri nuk ma I tregove?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje