Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda gjatë inspektimit për sezonin turistik në Sarandë, ka njoftuar edhe masa të rëndësishme për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik.
Gjatë fjalës së tij, Proda bëri thirrje për respektim të masave, ndërsa nënvizoi se qytetarëve , pushuesve duhet t’u garantohet siguri maksimale.
“Duhet të garantojmë patrullime në çdo plazh në çdo ambient ku janë pushuesit. Një tjetër rëndësi janë kontrolli i mjeteve lundruese. Nuk do të tolerohet asnjë shkelje, për pjesën e perimetrit të sigurisë, për dokumentacionin dhe pajisjen me elementë të sigurisë për pushuesit. Detyrë tjetër është ndotja akustike dhe siguria rrugore”, tha më tej Proda.
Proda tha edhe kryefjalen e kryefjaleve , por qe nuk e shoh te pasqyruar ne kete informim. Ai tha: Jemi ketu per te zbatuar ligjin! I vetmi drejtues policie qe kam degjuar dhe qe paska mentalitet qytetarie dhe demokratik. Te tjeret thone “ jemi ketu per re bere drejtesi”(?!) Sipas policeve drejtesine ne shqiperi e ben policia, ndersa ligjin e zbaton gjykata … te qaj apo te qesh? Anoj nga e qara. Mero, mendoj se MENTALITETI tej e tej demokratik dhe mbi te gjitha i drejte, i shprehur nga Proda per here te pare ne kete istitucion ketu e 35 vjet ,( pra polici eshte vetem zbatues ligji) vlen te behet editorial .