Incident në aksin Lezhë-Milot, i riu nuk ndalon makinën! Policia qëllon drejt mjetit

28 Qershor 2025, 13:30Kronika TEMA
Incident në aksin Lezhë-Milot, i riu nuk ndalon makinën! Policia

Një ngjarje e jo e zakontë është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush, ku një i ri ka refuzuar t’i bindet urdhrit të policisë për të ndaluar mjetin. Uniformat blu me i janë vendosur pas për ta ndjekur.

Sipas asaj që raportohet, patrulla e policisë rrugore i ka bërë me shenjë drejtuesit të mjetit të ndalonte, por ky i fundit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrave të efektivëve.

Në përpjekje për të ndalur makinën, policia ka qëlluar në drejtim të automjetit.

Nga të shtënat nuk ka të lënduar dhe as dëme tek kalimtarët apo mjetet e tjera në qarkullim.

Pas disa minutash ndjekjeje, policia ka arritur të neutralizojë dhe të ndalojë të riun, i cili ndodhet aktualisht në komisariat.mi

Për ngjarjen kanë nisur menjëherë hetimet për të sqaruar rrethanat e plot.

1 Komente

  1. e
    emigranti

    Hajde e iki policise ne Amerike po deshe se ta tregojne qejfin. Te fusin nje plumb kokes qe te shkosh ne te semes. Problemi jane ligjet e buta qe kemi ne vend, prandaj na jane shtuar "cubat".

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje