Kunati i Lul Berishës akuzon deputetin e ri të PD, se ka gisht në një atentat ndaj tij: Kujton se do ta fal?

27 Qershor 2025, 18:30Kronika TEMA
Kunati i Lul Berishës akuzon deputetin e ri të PD, se ka gisht në

Ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Plaurent Dervishaj janë përballur këtë të premte në sallën e gjyqit, për atentatin e ndodhur në Nëntor 2019, ku mbeti i plagosur Ndoja, Aleksandër Laho dhe ndërroi jetë shoferi i tij Andi Maloku.

Plaurent Dervishaj është një ndër eksponentët më të lartë të krimit në zonën Durrës-Shijak dhe akuzohet nga SPAK se ka gisht në atentatin ndaj Arjan Ndojës, kur ky i fundit ishte ende prokuror.

Të dy janë përballur në sallën e gjyqit, para prokurorëve të SPAK dhe gjyqtarëve të posaçëm, ku Plaurent Dervishaj, i njohur dhe si kunati i ish-kreut të bandës famëkeqe të Durrësit, Lul Berisha, nuk ka hezituar ta kërcënojë hapur.

Plaurent Dervishaj: I vetmi konflikt që ti ke pasur thua që ka qenë ai me dy politikanë. Sipas teje, nuk ka arsye, nuk njihemi, nuk kemi konflikte.  A ke informacione ti, që unë kam dhënë porosinë për të të vrarë?

Arjan Ndoja: Kam dëgjuar shumë për ty, edhe nga shtypi. Por këto të dëgjuarat i marr me rezerva. Unë po të shoh në sy.

Plaurent Dervishaj: Në sy të shoh dhe unë.

Arjan Ndoja: E shoh, je trim ti.

Plarent Dervishaj: Ti kujton se po të kesh gisht ti tek atentati im, do të ta fal?

Arjan Ndoja: Cilin atentat?

Plaurent Dervishaj: Atentatin tim, ka ndodhur nja 4 muaj para teje.

Arjan Ndoja: Unë kam ardhur për atentatin tim, jo tëndin.

15 Komente

  1. V
    Vlora

    Debati eshte per ATENTATE… njeri eshte deputet tjetri i burgosur… faleminderit Farmir Mediu qe na solle kete kriminelin ne parlament

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      Fare e NDYRE... na e QELBEN Shqiperine keta muter. U bene prokurore e avokate keta... Pisa.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kapterri

      E kuptoni cfare prokurori ka qene ky tipi,dhe tani do jete deputet?Çfare dialogu mafioz,kam ardhe per atentatin tim,jo per tëndin-thote tjetri.VK.E tmerrshme kush ben politik.

      Përgjigjjuni
      1. R
        RAIFI

        TEMA pse ke bllokuar komentet nga unë për disa ditë,apo pse po ta demaskoi Ramën e Salihun si proserb,çfar je edhe ti .

        Përgjigjjuni
      2. N
        NIku

        Rrofsh o Sale qe na i bere deputete keta kerma. E keqja jote s'ka te sosur.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erdogan

          Ky ishte ne listat e hapura, pra e zgjodhi populli i durresit, dmth maloket e durresit kuptohet!

          Përgjigjjuni
        2. S
          Saleh Kosovari

          Edhe Rrumi i Shjakut duhet te ishte ne listat e mbyllura te Salehut

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mikrofoni qe mesohet

            Prokurori qe kercenon… shçb-ja qe “ mbron” miqt e tyre… i bie kitares per te mesuar se ashtu kam nje iformacion… prokuroret torollake qe besojne kitarxhiun dhe kerkojne te qihen… keshtu qe: edhe idiotesite i mbrojme edhe leket vu edhe krimin e zbulojme haaa edhe letrat i plotesojme si te na doje trapi

            Përgjigjjuni
            1. D
              Daj Ceni

              DEPUTETI QE DUAM.

              Përgjigjjuni
              1. k
                kxp

                O Sale o kurve serbe ky krimineli i bandave eshte deputeti yt.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Na myten

                  Eeeh. Atentati i atij tjetrit vari karin. Naten.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dursakja

                    Saliu si e nisi ashtu do ta bitisi, me gënjeshtra, mashtrime, grabitje dhe krime. Përfundimisht sot ka gradën e kriminelit madhështor.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Trapajane hesapi

                      Si nuk pyetet ky palo deputet nga gjyqtaret:-me cilet mia po' drejonin bashke me Rrumin e Sukthit?Cfare e lidhte me Rrumin ,nje kriminele i njohur ?Pse ,pikerisht ,kur ishte me Rrumin ne makine,po ne bagazh,pas attentati iu gjeten dosjet qe lidhen me prona ne gjirin e Lalesit,ku Rrumin ,nga nje familjet puntori ne fermen e Sukthit u kthyen ne latifondisti pronash tokesore..

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Ethem Lalaj

                        A duet të jet DEPUTET ky personazh negativ i lidhur me kriminel.? Si ka mundësi që SALIU PËRSËRI I BËN KARSHILLËK KQZ,SPAK,GJKKO.? A duet të jet SPIUN edhe A.Ndoja sikurse SALI R.BERISHA.?

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tringa

                          Saliu mban në gojë gjithë ditëb Sara Milen, po sikur e ka harruar këtë prokurorin që i bën atentat. Sali kujtohu për plehrat e PD pa lëri ato të PS ata le ti shpështjellin vet. Ba e bërë PD çorap e çopë çopë.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje