Skandali te Onkologjiku: Një flakon deri në 1500 euro, ia reduktonin dozat pacientëve me kancer dhe ia çonin ‘tepricat’ farmacive

25 Qershor 2024, 13:30Kronika TEMA
Skandali te Onkologjiku: Një flakon deri në 1500 euro, ia reduktonin

Zbardhet dosja hetimore në lidhje me skandalin në QSUT, ku mjekë dhe punonjës të spitalit Onkologjik të Tiranës, abuzonin me detyrën, duke krijuar vështirësi për pacientët e prekur nga kanceri. Në dosjen e siguruar nga Report Tv, dokumentohen shkeljet e bëra nga mjekët dhe punonjësit, që orientonin pacientët drejt klinikave dhe spitaleve private.

Po ashtu aty dokumentohet dhe rruga se si merreshin medikamentet dhe se kush ishte përgjegjës për skemën e mashtrimit.

“Nga ana e specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi Devis Beqiri merrej me tregtimin dhe shpërndarjen e barnave, të cilat janë kontrabandë. Këto barna vijnë kryesisht nga Italia dhe Greqia, por ka dhe barna turke që kalojnë nga pika të ndryshme doganore.”, sqarohet në dosje.

Sakaq, aty thuhet se nga informacionet e marra në rrugë operative, ka rezultuar se punonjës të këtij departamenti ku rolin kryesor ka kryeinfermieri i pavionit, pasi marrin programet e plotë për kurën e një pacienti dhe ky medikament sigurohet nga shteti, duke qenë se çdo pacient i kimios është i regjistruar në databazë nuk i lënë të gjithë kurën e plotë për trajtim, por një pjesë e kësaj kure nxirret për t’i blerë jashtë spitalit, konkretisht në dy farmaci në Tiranë.

“Një medikament për kimion është më shumë i kushtueshëm dhe flakoni varion nga 250 euro deri në 1500 euro. Përveç rastit kur medikamenti për kimio nxirret dhe tregtohet jashtë ambienteve spitalore që është e palejuar në legjislacion dhe ka raste të tjera kur brenda farmacisë spitalore të njohur nga stafi personel si ‘Kapa’ ku bëhet përzierja e medikamenteve të kimios mund të shkojë kushdo që është i afërm i një pacienti me kimio ose punonjës i brendshëm dhe kundrejt një shume monetare mund të tërhiqte medikamentin, edhe pse nuk është radha e tij për kurim, por në listën e pritjes është një person tjetër.”, sqarohet më tej në dosje.

16 Komente

  1. L
    Labi

    Ku je o Enver djali….

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tim

      Po ku je o Enver djali se na mori madhe

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xha Faiku

        Demokracia qenka per ti qire motren labo

        Përgjigjjuni
      2. R
        Rruga e Dibres

        Organizatori duhet denuar me burgim Te perjetshem dhe te tjeret me denime te renda !! Mendoni se sa jete jene "shkurtuar" para kohe,ose kane humbur "shansin" per te jetuar !? Kjo "histori" eshte nga Abuzimet me Kriminale te ndodhura ! Rruga e Dibres

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptari

          Masat per keta horra,hajna kriminele duhet te jene ekstreme,sipas ligjit,duke filluar nga shefat,abuzuesit,deri ne ministri.Ligji duhet te veproje sa me pare dhe Ministria duhet te nderhyje per te larguar tere zhvatesit dhe abuzuesit me jeten e njerezve,qe kalojne çastet me te renda te jetes.Ligj,ligji dhe vetem ligji.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sokrati

            Keshtu e do Shqiperine Rilindja e Edi Rames. Spitale ku te heqin skalpin. Bashki qe vjedhin qytetaret.Ne krye qendron Erion Veliaj dhe familjare te tij.Pronat e shtetit qe ju falen ministrave si rasti Xhacka. E shperdorime e vjedhje pafund. Dhe rrime dhe veshtrojme si na vjedhin dhe na mashtrojne,

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cajupi

              O Gari ka 30 vjete qe eshte kjo rrumpalle, te pakten Tani po i arrestojne. ????

              Përgjigjjuni
            2. L
              LORA

              Mafia me bluza te bardha.eshte me e rrezikshmja;ajo konkuron te gjithe llojet e krimeve dhe krimineleve. Por shteti i ka te gjithe mekanizmat per shkaterrimin e saj,,,,por nuk e ben detyren.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Erm

                Kur nje restorant helmon me salmonel 200 persona. Media per arsye “etike” nuk e jep emrin e subjektit. Ne rastin e mjekeve media nxiton per te publikuar mesazhe te tilla cipeplasura. Duke e kthyer te gjithe kasten e mjekeve ne nje pariah te perbuzur. Jam shume dakord qe te denohen te gjithe personat qe abuzojne, duke perfshire edhe mjeket. Por mos harroni qe peshku qelbet nga koka edhe ketu ne Shqiperi i gjithe zinxhiri ushqimor eshte i korruptuar. Edhe sa me lart te jesh i pozicionuar aq me e madhe % qe te vjen nga korrupsioni.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Juli

                  O Sokrat KOQJA. JANË NJERZIT TË TILLË NË ALBANISTAN!!!!!!!!!!! Nuk ka faj Rama apo sali QENI. Në Albanistan të gjithë nëse kanë mundësi VJEDHIN.,VRASIN,SHKËRDHEJNË. Kafshë ti thuash i nderon. Nuk kam llafe se si ti përshkruaj!!!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Asd

                    Fajin e kane gjithmone drejtuesit. Var ne litar vetem drejtuesit dhe vartesit mos i ngacmo. Eshte ilaci me i mire per ta zhdukur korrupsionin. Nuk paska faj Rama!? Por poshte Rames a nuk vidhte i zgjedhuri i tij, Ahmetaj? Kur drejtuesi takon vartesit e tij neper shkalle di me siguri sa leke ka ne xhep dhe nga i siguron.

                    Përgjigjjuni
                  2. D
                    Daniela e Gencit, qe e pallonte Rafti

                    Pse habiteni ? E ka thene Rama, burri i Lindes, qe fajin e ka sistemi.

                    Përgjigjjuni
                    1. x
                      xyz

                      Litari shokë, litari. Ndryshe nuk marrin vesh këta maskarenj. Duke filluar nga mjekët, gjykatësit, politikanët etj etj. Ai Enveri paska qënë ilaç për këtë popull.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Teoniko

                        Te mallkuar. Zoti ju befte te vuani ato qe i keni bere njerezve te shkrete.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sokrati

                          Thoni pastaj, qe keta laro nuk e kane hak nje si Enver Hoxha i jashtezakonshem?! Ai kishte staf, qe edhe per 2000 leke teper ose mangut (suficit dhe deficit) të gjendeshin ne arke, e kishe vendin te sigurte ne burg dhe nuk kishte asnje menyre, per t'iu shmangur atyre ligjeve as deputet, as para, as ryshfet, as brekë, as pushtetar dhe as zagare! Do bejne salinjte, lulat/pulat, metat po edhe Rama demokracine dhe barazine ne sherbimet publike! Krimet ne nje tuneli, ku jemi futur apo na kane futur (hajde ta gjejme) nuk kane te sosur...

                          Përgjigjjuni
                          1. Y
                            Yyy

                            Sokrat dhe ju të tjerlt, ky qelbësirllëk ka filluar që në kohën e Saliut të parë dhe pastaj u bë zakon. Po të jeni të sigurt që asgjë nuk do të ndryshoj, sepse duke vënë në krye njerëz që mezi kanë marr shkollën, militantë etj etj kështu do të shkojnë punët. Enveri e zgjidhte këtë punë që i dënontw me varje. Dënoni disa me burg përjetë do të jeni disa kohë rehat.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje