Skemat piramidale online, lihen në burg 4 të arrestuarit, 2 të tjerë ‘detyrim paraqitje’

17 Shtator 2025, 15:22Kronika TEMA
Skemat piramidale online, lihen në burg 4 të arrestuarit, 2 të

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë për 6 të arrestuarit, në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online.

Katër prej të arrestuarve janë lënë në burg, përkatësisht Arbër Çela, Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi, kurse ndaj Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj u caktua masa "detyrim paraqitje".

Skema arriti te zbulohej nga agjentë të infiltruar të policisë ndërsa në ditët në vijim, pritet të arrestohen dhe persona të tjerë, ndërsa çifti i bashkëshortëve Erledio dhe Alma Shebeku janë ende në kërkim.

Mësohet se para togave të zeza, 6 të akuzuarit kanë thënë se janë viktima të situatës.

Mbi 6 të akuzuarit rëndojnë akuzat “Skema piramidale online” dhe “Mashtrim kompjuterik”. 

Operacioni u shtri në disa qytete, por filloi dhe u finalizua në Qarkun Fier, ku rezulton edhe numri më i lartë i të mashtruarve, veçanërisht në Lushnje dhe Divjakë, ku pjesë e skemës kanë qenë edhe punonjës të administratës shtetërore.

Lini një Përgjigje