SPAK pushoi çështjen, Apeli i GJKKO urdhëron nisjen e hetimeve për kryebashkiaken e Lushnjes

21 Tetor 2025, 13:34Kronika TEMA
SPAK pushoi çështjen, Apeli i GJKKO urdhëron nisjen e hetimeve

Apeli i GJKKO ka urdhëruar SPAK-un që të nisë hetimet për kryebashkiaken e Lushnjes, Eriselda Sefa. Zyrtarisht prej 30 shtatorit, Sefa është e kallëzuar nga një qytetar nga Lushnja për falsifikim dokumentash dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. 

SPAK ishte shprehur për pushimin e çështjes, duke marrë edhe aprovimin e Shkallës së Parë, por qytetari me inicialet A.H ka insistuar në Apel përmes ankimit që Sefa duhet të hetohet.

Sipas kallëzuesit, Sefa ka kryer shkelje në procedurën e ndjekur për dhënien me qira të një pasurie publike në qendër të qytetit, ku pretendon se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nga ajo dhe Këshilli Bashkiak Lushnje. 

Kallëzuesi pretendon se ka pasur falsifikime në shkresa si dhe mbi procesverbale të dëgjesave publike ashtu edhe në projektin për miratimin e dhënies me qera të një ambienti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Rasti i dytë që denoncohet është mbi veprimet e Sefës, kur SPAK i kërkoi praktikën e ndjekur për këtë çështje. Kryebashkiakja dyshohet se ka kryer “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi nuk ia ka dërguar të plotë organit të procedurës materialin dhe kallëzuesi pretendon se kjo është bërë qëllimisht.  

Materialet, thotë ankuesi, janë tepër të rëndësishme dhe hedhin dritë mbi faktin penal.

4 Komente

  1. G
    Gjkko famekeqe

    Banieshte fytyre e turpshme e drejtesise se re te Saliut dhe Edit.

    Përgjigjjuni
    1. G
      GJKKO

      Kemi urdher. Eriselda te mos preket. Është nga fisi Sefa, dhe janë fis i madh. Pastaj, nuk do arrestojme gjithe bashkiakët e Lushnjes. E arrestuam njërin është në burg. Nga nje per qytet lejohet, prishet imazhi i Lushnjes. Tani e ka radhen Berati. I thoni atij qytetarit nga Lushnja te rrije urtë, se i çova ate prokurorin nga Elbasani dhe ate policen gjyqësore ta arrestojne. U be ai te kercenoje kryetareen e Bashkisë.

      Përgjigjjuni
    2. q
      qimi

      Hihihihi, qikjo asht luft e eger fort kundra korrupcjonit me miliarda evro .

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cufe

        O po gjejini ndonje gje qe ta fusim burg.......... Po te kete dhene urdher Saliu do i gjejne se sben ndonje gje.......... Merini cel se mund te sajoni ndonje gje......... O ju dhjefsha SKAKUN dhe GJKKO..... Plerat e Salehut

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje