“Sterilizimi”, Beqaj akuza SPAK - Ish-ministri: Gjykata të shohë vetë kontratën koncesionare

16 Shkurt 2026, 21:20Kronika TEMA
“Sterilizimi”, Beqaj akuza SPAK - Ish-ministri: Gjykata të

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë seancës në ngarkim të tij për dosjen e “Sterilizimit”, ka kërkuar nga togat e zeza që të inspektojnë vetë nga afër kontratën koncesionare dhe zbatimin e saj, duke pretenduar se një gjë e tillë nuk është bërë nga prokurorët e SPAK, që sipas tij kanë ngritur akuza të pa baza.

“Kontrata përfundon më 8 mars. Ju lutem, nëse keni mundësi dhe ndjesë nëse po e teproj vizitojeni dhe ndiqeni vetë zbatimin, realizimin e asaj kontrate. Bëni një gjë që prokurorët s’e bënë kurrë. Po s’e patë nga afër, është e pamundur ta sjellim realitetin në këtë sallë gjyqi”, tha Beqaj.

Ilir Beqaj, ishte I vetëm në këtë seancë, për shkak se avokatët e tij, munguan. Pas këtij episodi, në këto kushte, Gjykata e Posaçme, vendosi të shty seancën gjyqësore për një datë tjetër.



3 Komente

  1. Q
    Q

    Beqaj eshte nje nga te shumtit qe eshte goditur duke u bazuar ne thashethemet e Saliut.Kam besim se drejtesia do triumfoj mbi horrat e Saliut ne Spak.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigrant

      Po doli i pafajshem beqja Kush do ja zere vendin saliu me shpifsat Apo prekurori PD ist qe e arrestoj Sepse ti prishesh jeten nji personi me akuza fallso dhe ta kalosh lisho nuk vete

      Përgjigjjuni
      1. N
        Neron

        Spaku është bërë antoparlanti i Sali Bishës.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje