Stoku i dosjeve ka prekur veç gjykatës edhe institucionin e akuzës. Dhe pasoja e parë bie ndaj shtetasve që janë nën hetim e që qëndrojnë pafundësisht në pritje.Ari Ruçi, qëndroi në paraburgim 24 ditë më shumë nga maksimumi i dënimit që parashikonte krimi për të cilin u arrestua.
Gjykata urdhëroi shuarje të masës së arrestit për të riun nga Fieri që ishte arrestuar për futje të sendeve të ndaluara në burg.
Historia e të Ari Ruçit është mes dhjetëra rasteve të ngjashme ku për shkak të tejzgjatjes së gjykimeve dhe zvarritjes së hetimeve edhe nga ngarkesa e prokurorëve, për pasojë backlog po ndikon në jetën e shtetasve nën hetim dhe për avokatët ku është një nga ngërçet më të mëdha në sistem
Në kushtet e stokut KLP kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për të testuar projekt mbi mënyrat e evadimit të çështjeve së paku në dy prokurori rrethesh.
Zyrtarisht prokuroria e përgjithshme pranon ngarkesën e madhe të prokurorëve një shqetësim që e ka bërë publik disa herë, ndërsa shton për Top Channel se numërohen si dosje të mbartura 22.441.
Ky stok është shkaktuar nga shifra e larë e kallëzimeve, hetimeve nën zhvillim që kërkojnë veprime të ngutshme si dhe nga ekspertizat që e vendosin edhe akuzën në pritje të rezultateve.
Jo zoterinj. Numri I larte i dosjeve nuk ka te beje me numrin e larte te kallximeve, por me paaftesine apo mosdashjen e gjykimit ne kohe te dosjeve, vecanerisĥt te atyre te krimeve te renda dhe pushtetareve te korruptuar. Kjo drejtesi ka dhene prova se eshte e paafte tu pergjigjet kerkesave te kohes.
Emëroni drejtoreshë nja një vit Nevila Nikën, ta po ja gjen ajo venin të tanave, ta po ti tjeterson e po ti shet si po ja ka qefi, e manej thoni, si po mungojnë dosjet.