Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka konstatuar shkelje të nenit 8 të Konventës Europiane në rastin e ish-prokurorit të Krimeve të Rënda dhe ish anëtarit të KLP Gentian Osmani, i shkarkuar nga detyra në vitin 2019 në kuadër të procesit të vettingut. Në vendimin e publikuar këtë të martë, Strasburgu vlerëson se shkarkimi i Osmanit nuk ishte proporcional me qëllimet që synonte procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Osmani ishte konfirmuar fillimisht në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por më pas u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për probleme që lidheshin me deklarimin e pasurisë.
Sipas Gjykatës Europiane, problemi i vetëm i konstatuar kishte të bënte me mënyrën e pasqyrimit të kursimeve familjare në deklaratat e pasurisë për vitet 2011 dhe 2013. Strasburgu thekson se nuk u gjetën pasuri të fshehura, deklarime të rreme apo pasuri të krijuara nga burime të paligjshme.
Gjykata vëren se mungesa financiare e konstatuar nga organet e vettingut lidhej me interpretimin formal të deklarimeve dhe jo me ekzistencën e pasurive të pajustifikuara.
Një element i rëndësishëm i vendimit është edhe fakti se bashkëshortja e Osmanit, e cila iu nënshtrua të njëjtit proces vettingu dhe kishte të njëjtën situatë financiare familjare, u konfirmua në detyrë. Sipas Strasburgut, autoritetet shqiptare nuk dhanë një shpjegim bindës për këtë trajtim të ndryshëm.
Për pasojë, Gjykata Europiane urdhëroi Shqipërinë t’i paguajë Osmanit 6 mijë euro dëmshpërblim për dëmin jopasuror dhe 5 mijë euro për shpenzimet gjyqësore.
Gjykata vlerësoi gjithashtu se, nëse Osmani e kërkon, çështja duhet të rihapet dhe të rishqyrtohet në përputhje me standardet e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Kështu si e kanë nisur ???Me mirë hiqi të gjithë dhe paguani 2-3 vjet punë ,se sa të kemi ATO tipa në SISTEM
Kto jane qokat e shtetit shqiptar ne GJEDNJ pasi shteti shqiptar pranon apo ankimon vendimet e GJEDNJ sipas interesit. ONM kur jep rekomandim per shkarkim duhet te shkarkohet kshtu u vendos formalisht ne vetting.Meroja ben edhe juristin exelent dhe na I del ne mbrojtje prkurorit te korruptuar se kshtu e tha Gjykata e strasburgut. Kshtu beri edhe me Lul bashen pasi ju hodh ne ere pallati, mori demshperblim nga shteti 3 milion euro dhe nuk i pelqeu 3 milion dhe shkoj ne strasburg e mori 14 milion euro. Edhe atje kshtu vendosi gjykata e strasburgut por gjykata nuk vendos lo nuk i pelqen pales se paditur qe eshte shteti shqiptar. Shteti shqiptar e pranoj kerkesen para gjykates se kshtu e deshi Puna dhe luli mori 5 fishin e parava qe mori ne fillim nga shteti shqiptar
Ina Rama, dashnorja e Dados, duhet paraburgosur perjete, tek hoteli me 5 yje i Dados ne Spak.