Stuhia e fortë në Tiranë, persona të lënduar paraqiten te “Trauma”

30 Gusht 2025, 15:17Kronika TEMA
Stuhia e fortë në Tiranë, persona të lënduar paraqiten

Stuhia e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu që përfshiu ditën e sotme Shqipërinë, veç dëmeve materiale dhe pemëve të rrëzuara, ka prekur drejtpërdrejt edhe qytetarët.

Burime mediatike bëjnë me dije se deri më tani në spitalin e Traumës janë paraqitur 20 pacientë, 10 prej të cilëve po vijojnë të marrin shërbim mjekësor atje.

Këta persona janë dëmtuar nga stuhia, duke u goditur nga sende të forta, të cilat kanë fluturuar në ajër ditën e sotme për shkak të erës së fortë.

Ndërkohë kujtojmë se disa qytete u ‘zhytën’ totalisht nën ujë, nga reshjet e dendura të shiut që shoqëruan stuhinë e erës.

Institucionet e ndryshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe drejtuesve të automjeteve që të rrisin vigjilencën. 

Lini një Përgjigje