Kapet me 22 kg marijuanë dhe cigare kontrabandë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Selanik

30 Gusht 2025, 12:48Kronika TEMA
Kapet me 22 kg marijuanë dhe cigare kontrabandë, arrestohet

Një 31-vjecar shqiptar është arrestuar nga policia greke me një sasi të madhe droge dhe cigaresh kontrabandë.

Operacioni është zhvilluar në Selanik, ku 31-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende është ndaluar teksa lëvizte me motoçikletë.

Gjatë kontrollit të dy banesave, në një prej të cilave ai jetonte dhe tjetrën e përdorte si magazinë për mallrat e paligjshme, janë gjetur dhe sekuestruar një çantë sportive me 21 pako që përmbanin 22 kg 361 gram marijuanë, 800 paketa cigaresh kontrabandë dhe 1 celular.

U sekuestrua gjithashtu edhe motori që shërbente për transportin e sendeve të paligjshme.

 

 

 

 

1 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Te kenoqet shpirti....24 ore non stop: kriminele,trafikante, peredhunues,dhunues, grabites,kusare, shpellare,lopcare , sumcare....... muslimon brothers m'Albaniston!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje