Rama publikon videon e shembjes në Kepin e Rodonit: Abuzuesit s’mund të marrin peng mjedisin

30 Gusht 2025, 10:50Kronika TEMA
Rama publikon videon e shembjes në Kepin e Rodonit: Abuzuesit s’mund

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me aksionet për mbrojtjen e territorit dhe vendosjen e rendit ligjor. Ai thekson se ndërhyrjet nuk po kufizohen vetëm në një zonë të vendit, por po shtrihen në Veri, Jug e Shqipërinë e Mesme, duke sjellë si shembull rastin e fundit në Durrës.

“Ca zëra në nisje të kësaj kthese të re thoshin “po pse Thethi e jo Jugu, po pse ashtu e jo kështu”, ndërkohë puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në Veri, Jug dhe Shqipërinë e Mesme, ku konkretisht në Durrës është vendosur rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues, i cili është ndaluar nga Policia e Shtetit e i është dorëzuar drejtësisë edhe si ish-drejtues i inspektorëve të Durrësit”-shkruan Rama.

 

 

Lini një Përgjigje