Personi në foto është Klajdi Zhilla, punonjësi i IMT-së i cili dyshohet se mori 1 mijë euro ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali në zonën e Kombinatit.
I riu arriti të largohej me makinë tip "Audi" në momentin e ndërhyrjes së policisë, ndërsa vetëm një ditë më parë (29 gusht) ai u vetëdorëzua në polici nën shoqërimin e avokatit të tij.
Ndaj tij rëndon akuza për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Gjatë dëshmisë paraprake, ai ka deklaruar se nuk ishte në dijeni se ishte shpallur në kërkim dhe se këtë informacion e kishte marrë nga mediat.
Ndërkohë, këtë të shtunë në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj inspektorit tjetër të IMT-së, Geraldo Fuçia, i cili u arrestua më herët në kuadër të së njëjtës çështje.
Sipas burimeve zyrtare, hetimet për këtë rast nisën nga Policia e Tiranës dhe më pas u referuan pranë SPAK, pasi një qytetar, pronar i një lokali, ka kallëzuar inspektorët duke i akuzuar se i kishin kërkuar 1,000 euro ryshfet për një tendë të vendosur pa leje.
Ky dhe shoket e tij jane mora! Kapni ata qe duhet dhe se e di gjithe Tirana se cfare bejne! Shkerdhata koke e kembe!
!00 % e administratës shtetërore ,janë hajdutë të korruptuar që duhen pushkatuar.
Jam shume kurioz cfare shkolle duhet me pas per te qene inspektor?
Tani po e kuiptoj une pse shume gango ketu ne Tirane zgjerohne hapesirat e vjedhura
Moterqira patronazhista grabitesa ordinera pa perjashtim te gjithe perfshi edhe ikmt. Shikoni tan shemen ose shalqizin qe nderton nje kat shtese dhe nuk e rruan fare edhe pse eshte inspektor tek ikmt
Administrata per aq sa kam pasur kontakt te sorollat pa fund po nuk dhe lek,ato e turperojne vehten dhe per nje 2000 leksh te vjeter
Me siguri drogaxhi ose i manget nga trute