
Pas dëshmisë për 12 orë të Aishe Haklajt në SPAK, motra e madhe e vëllezërve Haklaj, avokati i familjes Idajet Beqiri, në një intervistë për Report Tv u shpreh se kanë dorëzuar video të reja në lidhje me vrasjen e vëllezërve Haklaj.
Sipas Beqirit, kemi të bëjmë me një krim shtetëror, ndërsa theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar vrasjen e Shkëlqim Haklajt, Sipas Beqirit SPAK ka vonuar dhe duhet të kishte marrë të pandehur tashmë Berishën.
"Nuk është e vërtetë që ka bërë kallëzim në 2021, ka ardhur në emrin e vëllait dhe motrës dhe kanë dashur që të formësimin kallëzimin penal. Gjithmonë pasi dëgjuan se u krijua SPAK dhe në Reformën në Drejtësi.
Ajo më dha detyrat. U bë një prokurë që të isha avokati i tyre dhe mu desh 1 vit që të studioja se çfarë ishte bërë. Procedimet penale kishin nisur që në atë kohë. Kishte edhe nën dosje
Në shtator të 2022 e përfundova kallëzimin penal dhe më 14 dhjetor është regjistruar në SPAK. SPAKU efektivisht ka punuar këto 4 muaj.
Unë kam mësuar se nga gjithë pjesëtarët e familjejes, njeriu që dinte më shumë dhe që kishte parë dhe autorët konkretë, ishte Aishe Haklaj. Nuk ka shkuar vetë, por edhe me dëshmitarë të tjerë okularë. Janë bërë dy dëshmitarë okularë.
Ka një memorie të jashtëzakonshme dhe i thotë gjërat me saktësi! Krimet që kanë ndodhur në Tropojë nga 1998 derisa u shua gjysma e kësaj familje të gjithë shqiptarëve. Në krye të kësaj organizate kriminale ka qenë Sali Berisha dhe ai dha urdhrin për të vrarë Shkëlqim Haklajn. Vrasjet e Haklajve ishin krim shtetëror.
Secilit dëshmitarë do të merren u është dhënë emri SPAK! Atyre duhet që tu sigurohet jeta, kjo pasi pjesë e dëshmitarëve janë të trembur, por disa janë të gatshëm.
Prova ka shumë! Kemi dorëzuar edhe video. Janë rreth 27 dëshmitarë. Berisha duhet të thirret i pandehur, janë vrasje të rënda shumë që dënimin e kanë me burgim të përjetshëm. Janë vrasje shtetërorë, janë vrasje që kanë politikë brenda",- tha Beqiraj.
eshte hera e pare qe nje grup fatkeq, e per te zezen e familjes se tyre, vrases te marrë, te vrare nga shteti i kohes i atribuhoen nje te mbrapshti, por frikacak... qe ka pergjegjesira te pa fundme per ngrehje sherresh me shpifje e perbaltje, me fakte te pamohueshme......
Me mirr mer Avokat nje te "pajtimit te Gjaqeve" te cilet shquhen per urtin dhe maturin,se Idajetin e konsumum neper emisione me tema te ndryshme,duke kaluar ne konflikte banale me te ftuarit ne panele,zhumragji,dhe me nivel inteligjence nen mesatare . Edhe sikur te behet me i rezervuar me daljet ne TV ,per te korigjuar reputacionin,tashme ai e ka krijuar profilin e tij,dhe zor se zhbehet .
O njerez, sa te jete Dumani ne krye te SPAK mos shpresoni qe mund te arrestohet Berisha apo Meta. Arrestime do kete deri ne fund te mandatit te tij, ndonje minister apo deputet nga PS dhe asgje tjeter.
Nese Drejtesia e Re do t'i konsideroje si vrasje politike ose shteterore te organizuara prej ish-kryeministrit Sali Ram Berisha (atehere kryetar i plotfuqishem i PD-se), atehere sot Shteti do te duhet t'i shpalle vellezerit e vrare Haklaj si deshmore te Atdheut dhe te rivarrosen me ceremoni e nderime te larta ushtarake protokollare!