Të afërmit e Novruz Cenalisë, dyshime për vrasjen e policit 28-vjeçar: Nuk është rastësisht!

15 Maj 2024, 17:14Kronika TEMA
Të afërmit e Novruz Cenalisë, dyshime për vrasjen e policit

Tre të shtëna me armë në ajër, shënuan mbylljen e ceremonisë mortore të 28-vjeçarit Novruz Cenalia.

Efektivi i repartit “Shqiponja” u përcoll këtë të mërkurë për në banesën e fundit, në një ceremoni ku morën pjesë familjarë, miq e të afërm, por edhe zyrtarë të lartë, mes tyre drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Novruz Cenalia do të prehet në varrezat e fshatit Baltëz të Fierit, aty ku dhe jetonte.

Pas ceremonisë mortore, të afërm të efektivit të ndjerë kanë folur për median. Të pikëlluar, të afërmit e të riut kërkojnë kapjen e autorit të ngjarjes dhe vënien e tij para drejtësisë. Për Novruzin kanë fjalët më të mira.

“…djalë pozitiv dhe sigurisht ka qenë i përkushtuar për të kryer detyrën që iu është ngarkuar. Nderimet që iu bënë nga shteti shqiptar janë shumë të plota, janë nderime që mund t’i ishin bërë një njeriu ndoshta edhe me karrierë më të gjatë në polici. Mirëpo ata kanë edhe qenë familje që kanë punuar për policinë, dhe gjithnjë kanë qenë në pozicionin që me luftuar krimin”, shprehet një i afërm.

“Besoj që policia do ta kapë (autorin), do ta çojë para drejtësisë, do marrë atë që meriton. Dhe duhet ta kryejë këtë detyrë. Edhe me një çmim shumë të lartë”, shprehet një tjetër.

E teksa vrasja e 28-vjeçarit dyshohet se erdhi si pasojë e një konflikti të çastit, mes të afërmve ka edhe nga ata që nuk e besojnë diçka të tillë…

“Ndihem shumë i pikëlluar për këtë ngjarje. Kjo ka qenë një vaki që mund t’i ndodhte gjithkujt, por e planifikuar. Jo krejt i paqenë, nuk është rastësi për mendimin tim. Besoj që është e organizuar. Nuk është rastësisht. Për një sherr makine nuk vritet njeriu”, shprehet një i afërm.

“Nipin e njohim djalë shumë të mirë, ka rënë pre e bandës. Ishalla sa më shpejt e kapin atë vrasës. Janë vrarë shumë djem të rinj, janë djem nënash. Nuk di çfarë të them më, se jemi shumë të lënduar”, shton një tjetër.

Teksa kanë kaluar 2 ditë që nga ngjarja e rëndë, autori i dyshuar i vrasjes, 23-vjeçari Azgan Mërnica, vijon të mbetet në arrati. Kërkimet nuk janë ndalur dhe besohet ende se ai fshihet në zonën e Fierit.

Pista kryesore e policisë mbetet ajo e një konflikti të çastit. Cenalia dhe Mërnica u konfliktuan mesditën e së hënës teksa lëviznin me makinë. Shkak u bë kalimi në një prej rrugëve të ngushta të fshatit. Pasi dolën nga makinat, Mërnica nxori pistoletën që kishte me vete, duke e qëlluar me plumb në kokën efektivin 28-vjeçar. Ai ishte i veshur me uniformën e policisë, pasi po shkonte për në punë.

E gjithë ngjarja ndodhi në sytë e nënës së autorit të dyshuar të ngjarjes, e cila ndodhej në makinë me të. Ishte pikërisht kjo e fundit që rrëfeu dhe dinamikën për hetuesit. Me dhjetëra persona janë marrë e rimarrë në pyetje, më qëllim zbardhjen e kësaj vrasjeje.

23-vjeçari Azgan Mërnica vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit. Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n. Edhe vëllai tjetër vuan po ashtu dënimin me burg në Gjermani.

9 Komente

  1. z
    zhigolo

    Familje vrasësish!O shtet ktheje ligjin e xhaxhit dhe pastroje Shqipërinë nga këto hale!

    1. P
      Për korrektesë

      Ky vrasës, vëllai vrasës. Çfare mitre vrastare i ka pjellë keta qenër që të vrasin per nje fjalë goje? Ore, e shava kot atë Ferdinand Dervishin per shkrimin qe kishte bere per Gaz Muçën. Vertet qe Gaz Muça nuk ishte i brezit vrasës. AI ishte nga ata që sot bejnë sherr, nesër bëhen shokë. Keta debilët e sotëm vetëm vrasjen njohin mor burrë i dheut. Është njesoj sikur shteti te denojë me vdekje dikë që vjedh nje pulë. Çfarë lloj kafshe jane keta qenie pa tru? Kjo eshte psikopati. Edhe Mafia apo Cosa Nostra nuk vrasin keshtu. Mafiozët e vërtetë vrasin vetëm nga nevoja, kur jane te detyruar. Keta nuk jane mafiozë. Keta jane qen rrugësh me pistoleta.

      1. P
        Për korrektesë

        Ky vrasës, vëllai vrasës. Çfare mitre vrastare i ka pjellë keta qenër që të vrasin per nje fjalë goje? Ore, e shava kot atë Ferdinand Dervishin per shkrimin qe kishte bere per Gaz Muçën. Vertet qe Gaz Muça nuk ishte i brezit vrasës. AI ishte nga ata që sot bejnë sherr, nesër bëhen shokë. Keta debilët e sotëm vetëm vrasjen njohin mor burrë i dheut. Është njesoj sikur shteti te denojë me vdekje dikë që vjedh nje pulë. Çfarë lloj kafshe jane keta qenie pa tru? Kjo eshte psikopati. Edhe Mafia apo Cosa Nostra nuk vrasin keshtu. Mafiozët e vërtetë vrasin vetëm nga nevoja, kur jane te detyruar. Keta nuk jane mafiozë. Keta jane qen rrugësh me pistoleta.

      2. p
        pilo Lala

        Ai vellai qe eshte ne burg ne Gjermani, eshte shok burgu me vellain e Alibeajt, bashkvuajtes te rregjimit Gjerman.

        1. e
          edmond( koder rreshen)

          Po ku dim ne nga rregullat,dhe nderimet ne vendin ton ,ne kopjojm te huajt nga filmat qe shohim jo se e kemi edukat dhe profesion ! Shikoni foton se si jan rreshtuar sipas deshires ,sikur nuk kan ber kurr rreshtore (qe esht profesioni i tyre) dhe shefi me Syze,ndoshta nuk din ti thoj fjalet ne raste te tilla ,sepse ndoshta nuk ka nje protokoll qe ta ket lexuar,dhe do tju thot fjalet e rruges : Hajt shkrepeni djema ! Ne kohen e monizmit respekti per uniformen ishte absolut ,sepse denimi me burg ishte i padiskutueshem,dhe ne raste banale kur kishte konflikt ndonje Ushtar me civilet ,degjoje civilin ti thonte Ushtarit : Hiqe kapelen dhe hajde te zihemi ! Nderime per efektivin e Policis qe u vra me uniformen e Shtetit !

          1. S
            Salikoqepetulla

            Race muti.

            1. l
              labi

              Kini mendjen mos avokatet e plepave te kriminelit berisha e nxjerrin te semure .Me siguri ndonje malok muti do jete ne origjine

              1. L
                Lala i Lushnjes

                Sigurisht që nuk është rastësi. Rastësia është justifikim që të dal shpejt nga burgu e të vras tjetrin. Rrumpallë hesapi.

                1. s
                  shqip

                  Këta qenkan si Corleone . Mgjt unë fajin ja vë Enverit . Ta kishe pastruar mirë këtë vend. 5000 a më shumë që thonë se vrau , janë pak. Ta kishte përgjysmuar mirë do bënte. Për çfarë i do këta dythundrrakë që mbajnë patllake me vete si kur janë në kohën e Tanzimatit ? Si puna e këtij babuinit ka me mijra nëpër rrugët e Shqipërisë. Drogmene, vrasës me dhe pa pagesë , hajdutë me dhe pa kollare, dhe mbi të gjitha shpellarë që rrijne poshtë pallatit të Salës , duke prishur rehatinë e banorëve të shkretë.

                  Lini një Përgjigje