Besmir Kumria, një 32 vjeçar nga fshati Kryekuq i Divjakës, ka mbetur i vdekur mbrëmjen e djeshme në një lokal të zonës. Ai është qëlluar me thikë nga një person i identifikuar si Xheison Toromëni, i cili është arrestuar pas disa orësh nga Policia e Fierit.
Fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra, 32 vjeçari Besmir Kumria ka ndërruar jetë. Ai jetonte në Divjakë dhe punonte si punëtor sezonal në Himarë.
"Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin Besmir Kumria, 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë.
U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xheison Toromeni, 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, thotë Policia.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xheison Toromeni e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Po sikurë lalucët nukë vritën për një kanal vaditës? Apo kurë je Turk-mysliman, apo po patë mentalitet primitiv-barbar-shpellar-islamik, mundë të vrasësh dhe vjedhësh në çod kohë dhe në çdo vendë të botës.
Këta të dy nuk janë lalucë,njëri i zbritur nga Gramshi e tjetri nga Poliçani
Drame e vertete kur probleme te vogla qe ligji , drejtesia apo mirekuptimi duhet, dhe mund ti zgjidhi me pak pune…
Ktu po vriten per nje shikim te shtrember e jo per nje kanal apo gardh te tokes xanun
He se vendose drejtesi Bracja ?
E kur nuk ka vendos drejtesi lexhenda jote kriminel saliu,mos prit nga bracja
Si deputet i zones i takon edhe per humanizem , e njef mire “zonen “ jo vetem per sharqi e pjepra ??? Krimineli sali njef gjithe Shqiperine ka banda , pune tjeter ajo e saliut ???
Ky është shqiptari, kokëfort, inatçi e hakmarrës në ekstrem. Nuk i bisedon dot çështjet, nuk duron e as nuk fal. I errësohet shikimi dhe vret. Vret për një fjalë, njé gardh apo njé kanal vadités.
vret se e di fare mire qe denim me vdekje nuk ka! Pse nuk vrisnin ne kohen e merhumit?
Te vrane o Miti te vrane , ne buze te ajazit !!!! Oiiiiii ? Te vrau Dushmani Oiiii??? Per nje kanal Oiiii ?
Ketu vetem per te jetuar nuk eshte. Vrasja mbijeton. Te kesh frike te dalesh nga shtepia. Te vihet denimi me vdekje, ndryshe ky vend nuk ka shpetim. Pyesni per popullin, jo per politken, se kete te fundit nuk e gjen gje.
O Enver paske qènè strategu me i madhe i te gjitha kohèrave!