Gjykata e Fierit ka vendosur masën “arrest me burg” për 63-vjeçarin Jorgji Kore, i cili tentoi të godiste një gjykatëse në Gjykatën Administrative në Lushnje, pas vendimit të dhënë nga kjo e fundit.
Sipas policisë, 63 vjeçari ka kundërshtuar vendimin e gjykatëses për një çështje pronësie, e ka fyer atë dhe më pas ka tentuar ta godasë.
63 vjeçari ka pretenduar se vendimi i gjykatëses është i padrejtë sepse prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore i përkiste atij.
Ne qoftese nuk zgjidhet m÷ drejtesi mosmareveshja e pronave,pa tjeter do kete vetgjygjesi.