Një 50-vjeçar është arrestuar në Pikën Kufitare të Kapshticës teksa tentoi të kalonte në kufirin shqiptar mallra të kontrabanduara nga Greqia.
50-vjeçari me iniciale E. N., po futej në Shqipëri nga Greqia nëpërmjet pikës doganore në Kapshticë teksa në bagazhin e autobusit që po drejtonte, kishte fshehur dy thasë me veshje kontrabanduara.
“Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga nga Policia Kufitare, 50-vjeçari.
Sekuestrohen mallrat (veshjet) e kontrabanduara.
Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, autobusin me drejtues shtetasin E. N., 50 vjeç, banues në Korçë. Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 50-vjeçari, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan veshjet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje