Namik Koçi është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar që të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale në Tiranë (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit).
Sipas policisë 43-vjeçari, pronar i një baxhoje në Durrës, ‘Perla Bulmet’ ka tentuar se të korruptojë drejtorin e AKU-së duke i ofruar një shumë parash, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e produkteve të baxhos së tij.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan43-vjeçarin, banues në Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, duke i ofruar atij një shumë parash, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar (baxho), në Durrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje