I ka shpëtuar disa atentateve, arrestohet në Durrës ‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait

22 Shkurt 2024, 10:50Kronika TEMA
I ka shpëtuar disa atentateve, arrestohet në Durrës

Është arrestuar në Durrës ish anëtari i bandës së Gaxhait, Armando Sulejmani. 

Sulejmani është arrestuar nga Policia e Durrësit mbrëmjen e djeshme. Burime nga policia thonë se ai është ndaluar teksa ishte duke lëvizur me automjet.

Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri” ishte shpallur në kërkim nga policia, me dyshimet se siguronte makina të cilat janë përdorur për krime.

Sulejmani i ka shpëtuar disa atentateve. Në vitin 2016 ai u qëllua nga dy persona, ku për pasojë u plagos. Ngjarja ka ndodhi në hyrje të pallatit ku Sulejmani banonte. 

1 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Mund të na thotë dikush sa të burgosur kishte Shqipëria para viteve 1990 dhe sa ka sot?Ju kujtohet në fillimet e demokracisë që trimat tanë të politikës na theshin Shqipëria kishte vetëm burgje?Sa burgje kishim dhe sa kemi sot?Sa viktima kishim nga viti 1944 deri në 1990 dhe sa kemi sot 1990 -2024?Çfarë kemi fituar përveç krimeve?Ska ditë mos ketë vrasje e të arestuar?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje