Lidhi dhe dhunoi të dashurën 19-vjeçare shtatzënë, kush është shqiptari i arrestuar në Greqi

22 Shkurt 2024, 09:40Kronika TEMA
Lidhi dhe dhunoi të dashurën 19-vjeçare shtatzënë,

Zbardhen detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku shtetasi shqiptar nga Cakrani i Fierit, Ymer Ramadan Haxhiaj u arrestua në vendin e quajtur Cilivi, pasi sipas denoncimit në adresë së tij, dhunoi, mbajti peng dhe detyroi të abortoj ish-të dashurën e tij, Athina Marula e datëlindjes 2005.

Policia thotë se Haxhiaj dhe Marulas kishin një lidhje intime, rezultat i së cilës ishte shtatzania e kësaj të fundit.

Fillimisht çifti bashkëjetoi për disa kohë, por duket se kanë nisur edhe mosmarrëveshjet, ndaj dhe Marulas vendosi që të largohej nga banesa dhe jetonte me prindërit e saj.

Pak ditë më vonë Haxhiaj ka shkuar në banesën e saj dhe e mori Marulanë me automjetin e tij dhe iu drejtuan banesës në Cilivi.

Atje mbas një debati, i kërkoi 19 vjeçares të qëndrojë në banesë, por ajo e refuzoi.

Pas refuzimit, ai e lidhi viktimën me litarë nga duart dhe këmbet dhe pasi e dhunoi, e detyroi atë të marrë dy kokrra ilaç për të dështuar fëmijën.

Brenda pak minutash e reja e humbi fëmijën e cila sipas mjekut ligjor ishte 6-8 javësh. Për shkak të dështimit të pa kontrolluar hemoragjia ishte e madhe, çka e detyroi autorin ta çojë viktimën në spital.

Por edhe atje Haxhiaj pasi i mori telefonin, e kërcënoi viktimën për të mos treguar asgjë mjekëve dhe policisë.

Çdo gjë u zbardh mbas ndërhyrjes së mjekëve të cilët denoncuan rastin në polici dhe autori u vu në pranga. Atje ai pohoi se kishte kryer aktin makabër pasi sipas tij nuk donte që të vinte në jetë fëmija.

Shërbimi social mori menjëherë në mbrojtje viktimën, ndërsa autori do të dërgohet në gjykatë me akuzat e dhunës, plagosjes, detyrim për ndalimin e shtatzënisë dhe pengmarrje. Vepra penale të konsideruara të tipit të rëndë që dënohen me heqje lirie mbi 7 vjet.

1 Komente

  1. T
    Toni Montana

    NUK KA NEVOJE PER KOMENT APO PERGJIGJE PER TE LENE.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje