Në kërkim si pjesëtar i një grupi kriminal, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë! Do të ekstradohet drejt Italisë

21 Shkurt 2024, 15:34Kronika TEMA
Në kërkim si pjesëtar i një grupi kriminal, arrestohet

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimi drejt Italisë pasi rezulton i dënuar për grup kriminal për trafik narkotikësh.


Në kuadër të operacionit ‘Milano 2’ u arrestuar S.S, 35 vjeç në zonën e Saukut në Tiranë.

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. 

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

 

1 Komente

  1. K
    Koli

    Po te kapen nja 10 si ky ne dit per nje muaj rrjesht kolapson gjith tregu i imobiljareve ne Shqiperi me 50-60%.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje