Tritol te dera e dyqanit, kush u kërcënua në Sarandë?

21 Shkurt 2024, 09:56Kronika TEMA
Tritol te dera e dyqanit, kush u kërcënua në Sarandë?

Policia e Sarandës bën me dije se ka zbuluar mëngjesin e sotëm një sasi lënde eksplozive të vendosur pranë një dyqani.

Lënda shpërthyese, e lidhur me një fitil dhe kapsollë detonatore u gjet në derën e jashtme të dyqanit në pronësi të shtetasi I.Th.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lini një Përgjigje