Ibrahim Lici u arrestua në Turqi për vrasjen e Endri Mustafës, babai i 31-vjeçarit: Kam prova që djali ka qenë në Tiranë kur ndodhi vrasja

20 Shkurt 2024, 12:20Kronika TEMA
Ibrahim Lici u arrestua në Turqi për vrasjen e Endri Mustafës,

Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit, të arrestuar pak ditë më parë në Turqi, mohon përfshirjen e djalit të tij në vrasjen e Endri Mustafës.

Pak pasi doli nga SPAK, Lici tha se ka dorëzuar pamje filmike që provojnë pafajësinë e të birit.

‘Në Shkodër është krijuar një alibi nga punonjës të policisë të cilët uroj të jenë të implikuar nga ‘dollarët’ dhe jo nga politika, sepse është më e rrezikshme të jenë nga politika.

Është bërë një aktakuzë duke e manipuluar njerëz që sot janë në SPAK, për Ibrahimin. Këtë aktakuzë e ka ndërtuar Ardit Hasanbegaj ish-shefi i Krimeve në Shkodër, Luan Hazmollari dhe miku i Brahimit, me dhunë dhe me mjete, kanë ndërtuar një aktakuzë, por se ka ditur që ne disponojmë kamera.

U kemi dorëzuar kamerat këtyre kriminelëve për tu mbrojtur. Ne i disponojmë të gjitha dhe i kemi këtu në shumë kopje. Aty është djali në kamera, do i bëjmë publike. Në atë orar është Ibrahimi. Ekspertiza ka deklaruar se nuk ka lidhje me Ibrahimin.

Ka qenë në Tiranë që nga data 12 deri në datë 16. Kam dërguar një njeri dje dhe të përballet me aktakuzat. Ai ka qenë shoku i ngushtë i Ibrahimit. Krimi ka kërkuar kokën e Ibrahimit. Të gjitha do të bëhen në dispozicion.'- tha Mustafa Lici.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2021, i ka caktuar Licit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin Endri Mustafa.

Lini një Përgjigje