
Ish-ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, aktualisht ministre e Arsimit dhe Sportit, është paraqitur në SPAK, ku ka qëndruar për gati 2 ore e 15 minuta. Zyrtarja e lartë ka dhënë shpjegime për llogari të hetimit të sterilizimit, në cilësinë e personit që ka dijeni.
Kujtojmë se deri më tani, nga hetimi i Prokurorisë se Posaçme, Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.
Gjykata, ish-ministrit i ka caktuar masën e sigurisë, “detyrim paraqitjeje”, si dhe e ka urdhëruar që Beqaj të mos largohet nga territori i Shqipërisë. Gjithashtu, ai do të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.
Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim.
Te shkojne perpara drejtesise se re te gjith 33 vjecaret qe kane abuzuar me pushtetin duke filluar nga shpellari,koke lope katundari dhe shale gjate qytetari...Ato qe akuzohen per vjedhje dhe vrasje duhet te zene burgun dhe tju konfiskohet pasuria ne qindarken e fundit.Rrofte! Amerika