Policia ka vënë në pranga 28-vjeçarin, Ylber Xhepavdia, që u largua nga vendngjarja pasi përplasi me makinë 4 këmbësorë në Burrel.
Gjithashtu është shoqërar një person, i cili ndihmoi 28-vjeçarin të arratisej nga vendngjarja.
Aksidenti u regjistrua në vendin e quajtur “ish-grumbullimi”. 28-vjeçarin duke drejtuar automjetin tip “Benz” aksidentoi katër shtetas, mes tyre edhe një fëmijë. Për pasojë të plagosurit u transportuan menjëherë në spital.
“Në vijim të informacionet paraprak, ku në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’, në Burrel, 28-vjeçari duke drejtuar automjetin tip “Benz”, aksidentoi 4 shtetas (këmbësorë), dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, si rezultat i veprimeve hetimore dhe intensive të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe shërbimet e Policisë Rrëshen, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, 28 vjeçarin, banues në Mat.
Gjithashtu, u bë shoqërimi në Komisariat i personit që me automjetin e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit autorin”, thuhet në njoftimin e policise.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje