Gjykata e Posaçme pranoi këtë të hënë kërkesën e avokateve të Rexhep Rapit njohur si Kep Arapi për të caktuar ekspert mjekoligjor që të kryejnë ekspertizën mjekësore të tij.
Arapi pretendon se ka probleme shëndetësore që mund ti rrezikojnë jetën në qeli.
Rexhep Rapi, nipi i tij Algert Rapi, Devi Gjermëni dhe ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Xhevdet Plakut njohur si “Akili”, në Durrës.
Lini një Përgjigje