Të dehur në timon, arrestohen tre drejtues mjetesh në Sarandë

18 Shkurt 2024, 15:32Kronika TEMA
Të dehur në timon, arrestohen tre drejtues mjetesh në

Tre shoferë në Sarandë kanë përfunduar pas hekurave pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

''Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

•E. S., 39 vjeç, banues në Sarandë, A. M., 63 vjeç, banues në Greqi dhe K. D., 63 vjeç, banues në Finiq.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme'', thuhet në njoftimin e policisë. 

Lini një Përgjigje