FOTO: Kush është 27 vjeçari që shantazhonte të miturat në rrjete sociale dhe u kërkonte marrëdhënie seksuale

18 Shkurt 2024, 10:37Kronika TEMA
FOTO: Kush është 27 vjeçari që shantazhonte të

Personi që shihni në foto është 27 vjeçari Benard Çullhaj i cili është arrestuar nga policia për shantazh ndaj të miturave të cilat i kërcënonte në rrjetet sociale nëse nuk i dërgonin foto intime.

Çullhaj deklaron para hetuesve të krimit kibernetik të Tiranës se “po bëja shaka” për të gjitha mesazhet që u ka dërguar vajzave të mitura, dhe jo vetëm, përmes rrjeteve sociale.

Atij i janë gjetur me dhjetëra komunikime në celularin që tashmë është në duar të hetuesve, ndërsa të njëjtën praktikë e ka kryer me shumë vajza të tjera, të cilave u ka kërkuar marrëdhënie seksuale dhe u ka hapur profile në emrin e tyre.

Burime pranë krimit kibernetik bëjnë me dije se janë administruar dhjetëra biseda me vajza të ndryshme, të cilave ai u ka shkruar fjalë nga më të ndyrat, nga kërcënimet tek sharjet, të cilat do të shërbejnë si provë në vijimësi të hetimeve për 27-vjeçarin.

 

5 Komente

  1. S
    Shko

    Futjani celularin mbrapa...te vene mend te tjere...

    Përgjigjjuni
    1. s
      sopiqoti

      Katundar nga Sauku.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Art

        Qelbesira si ky duhen eleminuar nga kjo toke. Ua ka bere jeten ferr te voglave ndyresira, Prinder mos i lejoni femijet te kene llogari ne mediat sociale, jepuni nje walky-talky per te komunikuar me ta ose telefona te vjeter qe sherbejne vetem si telefon dhe mesojini qe telefonin ta kene vetem per komunikim me ju jo me njerez te panjohur

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noke

          Idiotave si ky monster ti vihet akuze vrasje me paramendim te me shume se nje personi seksi femer , mundesisht te aprovohet ligjime vdekje .

          Përgjigjjuni
          1. B
            Baca Bajram

            Duket nga surrati se c'shtaze eshte!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje