FOTO: I hapi profile false të miturës dhe e shantazhonte për t’i dërguar foto dhe video intime, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

18 Shkurt 2024, 09:20Kronika TEMA

FOTO: I hapi profile false të miturës dhe e shantazhonte për

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia pasi shantazhonte një vajzë të mitur 15 vjeçare nëpërmjet rrjeteve sociale.


27 vjeçari Benard Çullhaj kishte hapur profile false në rrjetet sociale dhe i kërkonte të miturës që të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Pas hetimeve të kryera, janë zbuluar edhe 2 raste të tjera ku i arrestuari kishte kërcënuar edhe 2 të mitura të tjera në të njëjtën mënyrë.

“Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar "Intimiduesi", në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi B. Ç., 27 vjeç, banues në Tiranë”,- njofton policia.

FOTO: I hapi profile false të miturës dhe e shantazhonte për

Lini një Përgjigje