I kërkuar nga Gjermania për pengmarrje, grabitje me armë dhe plagosje, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

18 Shkurt 2024, 11:30Kronika TEMA
I kërkuar nga Gjermania për pengmarrje, grabitje me armë dhe

Një 29-vjeçar është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në bashkëpunim me sektorin e operacioneve speciale pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për disa vepra të rënda penale.

Në kuadër të operacionin policor të koduar “Weekend” është vënë në pranga në bulevardin “Zhan D’Ark”, me qëllim ekstradimin, shtetasi Aneo Buzi, 29 vjeç.

Ky shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Osnabruck, Gjermani, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pengmarrja”, “Grabitja me armë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Lini një Përgjigje