U konfliktua dhe ushtroi dhunë ndaj vëllait, arrestohet 29-vjeçari në Bulqizë

18 Shkurt 2024, 12:11Kronika TEMA
U konfliktua dhe ushtroi dhunë ndaj vëllait, arrestohet

Një sherr mes dy vëllezërve ka ndodhur në Bulqizë.

Nga një konflikt i çastit është arrestuar 29-vjeçari Bekim Duriçi, banues në Bulqizë i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait.

''U konfliktua dhe dhunoi vëllanë e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.


Policia kapi dhe vuri në pranga 29-vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Gjeologu”, po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.


Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin B.D., 29 vjeç, banues në Bulqizë.


Ky shtetas, për motive të dobëta ishte grindur dhe kishte dhunuar fizikisht vëllain e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme'', thuhet në njoftimin e policisë. 

Lini një Përgjigje