Policia e Shtetti ka njoftuar masat e marra për mbarëvajtjen e protestës së ditës së martë (20 shkurt) të thirrur nga Sali Berisha dhe që pritet të zhvillohet në orën 17:30.
Mbi 1 mijë forca të policisë, mes tyre ata të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës do të jenë nesër në terren për mbarëvajtjen e protestës të thirrur nga Rithemelimi para kryeministrisë.
Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Gjithashtu do të jenë në dispozicion, autobotë me ujë në rast se do të ketë incidente.
Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike.
Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.
Disa segmente do të bllokohen 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Kure nje shtet nuk mundet per nje grupe te vogel ta " Izoloje " ?! dhe ato kriminele ne Burg ti " Izoloje "Nuk e di qe te prishin qehtesine e nje populli nje grup vrasesh-nje grup vjedhesish-nje grup qe i ka duart e lyera me gjake nga cdo Familie mund te themi...( me vjedhjet kolosola Firmat Piramidale- me vjedhjet e tjera te pasurise te te gjithe shqiperise per skrap ) dhe akoma tolerante ! Taksat pagues te popullit shperdorohen per grupin e vogel kriminel...qe duhan te prishin qehetsine e nje populli te shume vujatur.....qe nga 33 vite akoma nuk e lene ne qehtesi te jetojne..