Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e avokatëve të Laert Haxhiut për pyetjen si dëshmitar te Orges Bilbilit e Anterio Kaloshit në procesin ku ai akuzohet për “masakrën e Lushnjës”.
Bilbili e Kaloshi janë akuzuar për të njëjtën ngjarje në një proces të veçuar dhe janë dënuar me burgim të përjetshëm.
Gjykata nuk pranoi pyetjen e tyre me arsyetimin se nuk është bërë në momentin e duhur procedural.
Seanca e radhës do te zhvillohet më 29 shkurt ku do njoftohen tre dëshmitarë të mbrojtjes për të dhënë deklarime në gjykatë.
Laert Haxhiu mbahet i arrestuar ne Greqi, ndërsa po gjykohet për vrasjen e Jurgen Hoxhës e Zamir Latifit në vitin 2017.
Lini një Përgjigje