Shfrytëzonin 10-vjeçarin për të fituar para nga videot me fjalë banale në TikTok, arrestohen gjyshja dhe babai i tij

21 Shkurt 2024, 12:50Kronika TEMA
Shfrytëzonin 10-vjeçarin për të fituar para nga videot me

Çmenduria për klikime i kapërcen kufijtë, kur shfrytëzues të fëmijëve bëhen vetë familjarët. E tillë është historia e një 10-vjeçari i cili u përdor nga babai dhe gjyshja e tij, për përfitime nga klikimet në rrjetin social Tik-Tok.


I mituri shfaqet në video duke përdorur fjalë denigruese dhe banale në profilin e babait të tij 44-vjeçar dhe gjyshes 67 vjeçe, të cilët jetojnë në Sarandë.

Video e djalit të mitur, në muajin dhjetor të vitit 2023, ra edhe në sytë e nënës së tij, e divorcuar nga bashkëshorti, e cila sapo e pa se 10-vjeçari po shfrytëzoj në Tik-Tok, iu drejtua menjëherë komisariatit të Kuçovës për të bërë denoncim.

2 muaj hetime dhe prova nga prokuroria e Beratit krijuan bindjen të gjyqtarët e Beratit të lëshojnë urdhër arresti për babanë dhe gjyshen e të miturit.

Operacioni policor u kodua “Shou”. Efektivët arritën të vënë në pranga kryefamiljarin 44-vjeçar dhe nënën e tij, në Sarandë, të cilët do t’i dorëzohen drejtësisë në Berat, ku ka nisur dhe hetimi ndaj tyre.

Babai dhe gjyshja e tij e përdornin 10-vjeçarin për të rritur sa më shumë klikime në TikTok, që në shumë raste shndërrohen edhe në para. 

Dhuna, dezinformomi, shantazhet dhe gjuha e urrejtjes online është kthyer në shqetësim edhe për autoritetet vendase, të cilat po vlerësojnë në marrjen e masave mbrojtëse ndaj përdoruesve të mitur, veçanërisht për rrjetin social Tik-Tok.

1 Komente

  1. i
    ina

    oh sa u gezova me kete lajm .... keto lajme na jepni , se keshtu kemi dhe shpresa per nje te ardhme me te mire ....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje